Afrim Isa Buçaj (6.2.1963 – 24.8.1998)

Afrim Isa Buçaj (6.2.1963 – 24.8.1998)

I shtrirë në një sipërfaqe relativisht të gjerë në territorin e Llapushës, në pjesën Juglindore të Rrafshnaltës së Maleve të Berishës, Lladrovci është një prej vend- banimeve më të njohura të kësaj treve, banorët e të cilit iu përgjigjen zërit të atdheut. Në mesin e atyre që me punën, luftën, sakrificën dhe gjakun e tyre kanë shkruar faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare, është edhe Afrim Buçaj – Mësuesi, njëri nga tetë dëshmorët e këtij fshati. 

Afrim Buçaj u lind më 6. 2. 1963. Është fëmija i katërt me radhë i Isa dhe Hajrie Buçaj, nga gjithsej njëmbëdhjetë sa kishin lindur: Aliu, Elmia I, Elmia II, Afrimi, Ragipi, Kumria I, Kumria II, Zemria, Haliti, Dituria dhe Shyqeria. Dy prej tyre kishin vdekur që në fëmijëri (Elmia dhe Kumria), emrat e të cilave do të përtërihen te fëmijët e tjerë. Afrimi,  shkollën fillore e kreu në vendin e lindjes, kurse Akademinë Pedagogjike në Prizren.

Më shumë se trembëdhjetë vjet të punës efektive me nxënës në fshatrat Senik, Banjë dhe Lladroc nxori një numër të madh kuadrosh të të gjitha profileve.

Afrimi ishte i njohur për modestinë, dashurinë që ushqente për popullin dhe at- dheun, pedagog i mirë dhe i dashur, profesionalisht i përgatitur dhe i përkushtuar në punë. Ky karakter dhe natyra e tij e butë, komunikimi me të gjitha shtresat e shoqërisë e bën edhe më të madhe figurën e këtij atdhetari liridashës.

Me kalimin e tij me punë në shkollën e fshatit, u angazhua dendur në jetën kul- turore dhe sportive, ku zhvilloi një aktivitet të dalluar në kuadrin e shoqërisë kul- turo-artistike  “Aleksandër Moisiu”.

Më 3 nëntor të vitit 1997, Afrimi u arrestua nga policia serbe, para syve të nxënësve, me ç’rast u maltretua nëpër zyrat e sigurimit serb.

Me shpërthimin e luftës në zonën e Drenicës, veprimtarët e fshatit shuajnë çdo aktivitet partiak dhe potencialin e tyre e kanalizojnë drejt kauzës kombëtare, në luftën e UÇK-së, duke u mobilizuar që potencialin e tyre intelektual, ekonomik, material dhe fizik ta shkrijnë për një qëllim të vetëm, çlirimin e atdheut.

Më 8 maj 1998 në Grykën e Llapushnikut, së bashku me shumë luftëtarë nga Drenica dhe Llapusha, Afrim Buçaj u vërsul mbi forcat serbe, ku pas disa orësh luftimesh të pandërprera, armiku u detyrua të tërhiqet turpshëm.

Në muajin qershor 1998, u krijua një tjetër vatër luftimesh, ajo e fshatit Luzh- nicë. Për shkak të aftësive organizative të Afrimit, shkathtësisë dhe guximit, ai paraqitej në çdo front, ku shpërthenin luftimet dhe ku armiku provonte për të depërtuar në zonën që tashmë kontrollohej nga UÇK-ja.

Më 17/18 korrik të vitit 1998, Afrim Buçaj së bashku me Liman Gegajn, Sadik Shalën, Afrim Krasniqin, Agim Çelajn dhe shumë luftëtarë të tjerë, depërton në Ra- hovec, ku kishin shpërthyer luftimet. Edhe në këtë front të luftës tregoi trimëri dhe guxim të  jashtëzakonshëm. Rënia e Liman Gegajt, Sadik Shalës, eprorit Agim Çelajt dhe shumë bashkëluftëtarëve të tjerë e pikëlloi, Afrim Buçajn.

Në pak më shumë se një muaj nga beteja e Rahovecit, në drejtim të Luzhnicës, u grumbullua një arsenal i madh mjetesh të blinduara, duke përfshirë tanke, topa, minahedhës dhe trupa të shumtë këmbësorie. Konfrontimet e shpeshta në këtë vatër të luftës me forcat serbe vetëm sa e kishin kalitur dhe motivuar edhe më shumë këtë trim sypatrembur.

Më 23 gusht 1998 ushtarë, paramilitarë dhe policë serbë ndërmorën një ofen- sivë nga të gjitha anët me qëllim të pushtimit të Bajrakut në Luzhnicë, një pikë mjaft strategjike, që me rezistencën e luftëtarëve çlirimtarë ua pamundësoi forcave serbe de- përtimin drejt Kleçkës. Lufta ishte mjaft e ashpër. Luftohej në distancë mjaft të vogël. Përkundër epërsisë së forcave armike, çlirimtarët për asnjë çast nuk u zmbrapsen nga pozicionet e tyre.

Më 24 gusht sërish shpërthyen luftimet në Gajrak të Luzhnicës. Forcat serbe duke shfrytëzuar epërsinë në njerëz dhe teknikë luftarake avansuan në terren dhe pushtuan disa pika mjaft të rëndësishme në këtë front të luftës. Gjatë këtyre luftimeve me bandat e uniformuara serbe, në fushën e nderit bien për të mos vdekur kurrë. Gani Kastrati, Nuhi Mazreku-Snajperisti dhe Afrim Buçaj- Mësuesi, që të tre luftëtarë të njësitit elit të UÇK-së, kurse u plagosën Refki Mazreku – “Vandami” dhe Ilir Dugolli.

Me të dëgjuar për rënien e tyre, Ismet Jashari -”Komandant Kumanova” dhe Habib Zogaj – “Arbri” u zotuan për t’i tërhequr trupat e bashkëluftëtarëve. Pas përp- jekjeve të shumta për të arritur te shokët e tyre, bien Ismet Jashari-Kumanova dhe Habib Zogaj ”Arbëri”. Humbja e pesë luftëtarëve të njësitit diversant-vëzhgues ishte goditja më e rëndë që i është bërë jo vetëm njësitit, por tërë UÇK-së në trekëndëshin Gryka e Llapushnikut, Qafa e Duhlës, Gryka e Carralevës.

Më 2 dhjetor të vitit 1998 u bë ceremonia e rivarrimit të luftëtarëve të rënë me nderime të larta ushtarake, në varrezat e fshatit në Kleçkë, në mesin e tyre edhe trupi i Afrim Buçajt. Ndërsa, sot ai prehet në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Kleçkë.

Afrim Buçaj – “Mësuesi” ka lënë bashkëshorten, Dritën, djalin, Valmirin dhe vajzat, Dafinën e Aurorën. Pas luftës, për ta nderuar emrin dhe sakrificën e tij, me in- ciativën e prindërve, punëtorëve edukativo-arsimorë, bashkëluftëtarëve dhe struk- turave udhëheqëse të komunës së Malishevës, shkolla e fshatit u pagëzua me emrin e dëshmorit të lirisë, Afrim Buçaj. Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Kuvendi komunal i Malishevës dhe Shoqata e Dëshmorëve kanë dhënë mirënjohje për familjen e Afrim Buçajt. (I. S.)

 

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …