leoni

Refki Suma: Demarkacioni me Malin e Zi duhet të vendoset me marrëveshjen e dy palëve, të dyja shteteve

Refki Suma: Demarkacioni me Malin e Zi duhet të vendoset me marrëveshjen e dy palëve, të dyja shteteve

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, z. Rufki Suma në një intervistë  për Radion Kosova e Lirë ka thënë se “Vija kufitare e Kosovës me Malin e Zi duhet të vendoset  me marrëveshjen e dy palëve, të dyja shteteve. Gjithashtu ky demarkacion është dashur  të trajtohet ne Kuvend, pa presione politike, pra në bazë të vullnetit te lirë të deputetëve duke marrë për bazë edhe vullnetin e banorëve të zonës kufitare. Presioni i vazhdueshëm i krerëve të shtetit mbi deputetët është i paqëndrueshëm”.

RKL: Z. kryetar, sa janë bindëse faktet që ka paraqitur Komisioni qeveritar për demarkacionin me Malin e Zi?

Faktet e Komisionit qeveritar për demarkacionin nuk janë bindëse, sepse  ky Komision thirret ne kufijtë e ish RSFJ-së nga kushtetuta e vitit 1974, kur dihet mirë se edhe Kushtetuta e vitit 1974 e asnjë kushtetutë tjetër e ish-Jugosllavisë nuk duhet te merret parasysh, sepse sipas atyre  kushtetutave asnjëherë kufijtë nuk janë përcaktuar në bazë te vullnetit te popullit te Kosovës, meqë për Kosovën gjithmonë kanë vendosur në mënyrë të një anshme dhe të dhunshme Jugosllavia e Serbia. Kufijtë shtetërorë do të duhej të vendoseshin duke u bazuar në vullnetin e të dy shteteve të tanishme, sepse Kosova  e Mali i Zi  janë shpallur shtete të pavarura dhe kufijtë duhet te caktohen në bazë të rregullave ndërkombëtare për kufijtë natyral mes shteteve të reja te themeluara. Gjithashtu janë të paqëndrueshme deklaratat e krerëve  të shtetit te Kosovës ku thuhet se Kosova nga shpallja e Pavarësisë, nuk ka humbur e as nuk ka fituar asnjë metër tokë.

RKL: Ju keni një përvojë në demarkacionin me Republikën e Maqedonisë. Çka mund të na thonë lidhur me vijën e kufirit në atë pjesë të vendit tonë?

Kur filloi demarkacioni me Maqedoni, Komisioni shtetëror i Kosovës pat njoftuar disa banorç se është  duke u bërë demarkacioni dhe kërkoi nga banorët lokalë qe të dalin në terren për të  shikuar vendosjen e kufijve dhe për t’i dhënë vërejtjet e tyre, pronarët e tokave. Aso kohe kishte një qëndrim te komisioneve ndërshtetërore se nëse pronarët e tokave të dy anëve të kufirit pajtohen për lëvizje te kufirit  mes vete, një gjë e tillë edhe u pranua nga komisionet ndër shtetërore. Kështu qe edhe pas vendosjes se kufirit  mes fshatit Dimcë të Kosovës dhe Bllacë të Maqedonisë, banorët e fshatit Dimcë nuk u pajtuan me vendosjen e gurëve të kufirit  dhe i larguan ato, duke e njoftuar edhe komisionin ndërshtetëror dhe pas pajtimit te palëve te dy anëve  te kufirit, komisioni ka vendosur në favor te banorëve te Hanit te Elezit dhe kështu që pas përfundimit te këtij demarkacioni Hani i Elezit ka përfituar 24 hektarë tokë. Më pastaj përmes Agjencionit Kadastral te Kosovës, fletët poseduese  për këto prona kanë kaluar ne Kadastrën e Hanit te Elezit.

RKL: z. Suma: A mund të ndryshohet kufiri në këtë fazë para miratimit të demarkacionit?

Mendoj se të dhënat që i paraqita nga  përvoja  jonë në demarkacionin e kufijve, flasin për faktin se në një vijë të kufirit ku ka kundërshtime dhe nuk ka  pajtim te palëve në të dyja anët e  kufirit, kufiri mund  edhe të ndryshohet, sepse Kosova ka shpallur shtetin e pavarur  dhe  kufijtë duhet te caktohen me marrëveshje te reja mes shteteve te reja dhe  jo duke u bazuar ne kushtetutat e ish-Jugosllavisë okupuese.

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …