Kryeministri, Isa Mustafa krizën politike në Kosovë, qëndrimet kundërshtuese të opozitës lidhur me demarkacionin e ASK-në i cilëson njëjtë sikur krizat në disa vende të botës, madje i paragjykon sikur të jenë të njëjta me ato në Afganistan, Turqi e Krime. Në një postim të tij konstaton se “Bota po kalon një periudhë të luftërave dhe krizave shumë shqetësuese. Janë miliona refugjatë nga Siria, Iraku, Avganistani, Libia. Sulmet ruse në Ukrainë dhe pushtimi i Krimesë- një vendi Sovran. Aktet terroriste në Francë, Belgjikë, Turqi. Tentim grushteti në Turqi me shumë viktima në njerëz. Edhe realiteti ynë për një kohë të gjatë, për fat të keq, zë lajmet botërore me gazin lotsjellës në Sallën e Parlamentit, me sulmet me shishe molotovi dhe gurë në ndërtesat qeveritare e shtëpi private, me hedhje të bombave në shtëpi private dhe Televizionin publik, me gjuajtje me armë të rënda në ndërtesën e Parlamentit, por edhe me pamjet nga selia e VV e mbushur me maska, shishe molotovi, sfera të qelqta dhe objekte tjera të rrezikshme. Në krejt këtë situatë po e shohim se edhe njerëzit tanë po e sulmojnë shtetin e tyre, por nuk duhet të kemi iluzione se edhe dikush tjetër s’mund të shfrytëzojë këto kërcënime, ka shkruar mes tjerash Mustafa pa treguar se kush është shkaktari dhe fajtori kryesor që ka prodhuar këtë dhunë dhe këto pasoja.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …