Vuk Jeremiq

Protestë në Prishtinë kundër emërimit të Vuk Jeremiqit në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

Të indinjuara dhe revoltuara me paralajmërimet se kush mund të ketë pozitën më të rëndësishme në Organizatën e Kombave të Bashkuara në të ardhmen e afërt, organizata të shumta në Kosovë kanë paralajmëruar se më 3 shtator do të protestojnë në Prishtinë. Protesta do të bëhet kundër emërimit të Vuk Jeremiqit në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Komebeve të Bashkuara. Protesta është ftuar nga gratë nga Kosova, shoqata “Thirrjet e Nënave”, Grupi i Grave Asambliste, aktivistët e Feminizmit Shqiptar, dhe organizata tjera.”Nëse ky person do të marr votat që po pretendon, atëherë Kosova do ta humbë anëtarësimin në OKB. Ne e kemi obligim të ngrisim zërin e protestës. Serbia nuk ka kërkuar falje, nuk është dënuar për gjenocidin, nuk është demillosheviqizuar! Për hir të të gjithë dëshmorëve të kombit, për hir të të gjitha nënave shqiptare që janë veshur me të zeza tash e 16-të vite, vajzave dhe grave të përdhunuara, për hir të të gjitha familjeve kosovare që ende nuk u janë gjetur eshtrat e familjarëve të zhdukur gjatë luftës së 99-së, ju ftojmë në protestë masive të shtunën më datën 03 shtator 2016 në orën 12:00 tek sheshi Zahir Pajaziti, thuhet në mes tjerash në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …