Avokati, Tomë Gashi ka konfirmuar lajmin për lirimin nga paraburgimi të ish Komandantit të luftës së UÇK-së, Azem Syla, i akuzuar nga EULEX-i gjoja për krim të organizuar. Ai bashkë me Nuhi Ukën, Arton Vilën, Hajrullah Berishën, Avni Maxhunin e Sabedin Haxhiun, obligohen që një herë në javë të lajmërohen në stacionin policor, aty ku ata janë me banim të përhershëm apo të përkohshëm. Pos kësaj, të liruarve nuk u lejohet të kontaktojnë dhe të flasin me dëshmitarët. Ndërsa Ilaz Sylës dhe Ljubisha Vujoviqit nuk i është ndërprerë masa e paraburgimit. Azem Syla me një grup prej mbi 60 persona ishte arrestuar gjoja për krim të organizuar në lidhje me disa prona në periferi të Prishtinës.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …