Thaçi dhe Ismajli nderojnë Martirët e familjes Asllani në fshatin Rancë të Shtimes

Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, me bashkëpunëtorët e vet,  në 18 vjetorin e rënies për liri të 11 anëtarëve të familjes Asllani nga fshati Rancë, ka vizituar Kompleksin e Varrezave dhe ka  bërë homazhe duke vendosur lule në shenjë  respekti, kujtimi dhe nderimi  për martirët e kësaj familje, të cilët u vranë nga predhat e okupatorit serb, më 26 gusht 1998.

Ai është shoqëruar nga strukturat udhëheqëse të komunës së Shtimes, në krye me kryetarin z. Naim Ismajli, drejtuesit e shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së dhe qytetarë të tjerë.

Pas homazheve, presidenti Thaçi, ka ngushëlluar anëtarët e mbijetuar të kësaj familje, kryefamiljar i së cilës është veterani i Luftës së UÇK-së Isak Asllani. Me këtë rast ai, ndër të tjera,  ka thënë se gjaku i atyre që ranë për liri nuk do të harrohet, kurse familjet e tyre do të jenë përherë të respektuara.

Kryetari i komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, ka thënë se përkujdesja për familjet e Dëshmorëve dhe të Martirëve  do të jetë gjithherë prioritet yni e veçmas për familjen Asllani, e cila për liri dha 11 anëtarë të familjes.

Presidenti, z. Hashim Thaçi dhe kryetari z. Naim ismajli, me bashkëpunëtorët, kanë qëndruar për një kohë edhe në shtëpinë e familjes Asllani, në Rancë, ku kanë biseduar dhe janë njoftuar për së afërmi për gjendjen dhe jetën e anëtarëve të mbijetuar të kësaj familje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …