Deri tani konsiderohen të mbytur nën rrënoja 267 veta nga pasojat e tërmetit katastrofal në Italinë qendrore. Ky është bilanci i fundit aktual zyrtar i deklaruar gjatë konferencës së shtypit nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile. 207 viktima janë rekuperuar në Amatriçe, 11 në Accumoli e 49 në qytezën e Arquata del Tronto. 387 është numri i të plagosurve të shtruar në spitalet e rajonit të Lacios, Marke e Abruxo. Drejtoria e Mbrojtjes Civile informon se nga momenti i tërmetit e deri në mëngjesin e sotëm janë regjistruar 928 lëkundje tërmeti. Lëkundja e fundit e tërmetit është regjistruar në ora 6.28 minuta të mëgjesit të sotëm e shkallës 4.8.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …