Kelmendi: Serbia nuk mund t'i anulojë vendimet e Qeverisë së Kosovës

Ramiz Kelmendi: Çakorri është kufiri shpirtëror i rugovasëve

Biznismeni i njohur i Dukagjinit, ish-deputeti i PDK-së, tani deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës  deklaron se për shkak të bashkëvendësve të tij, më 1 shtator 2016 do të votojë  kundër demarkacionit me Malin e Zi. Edhe pse nuk e ka kontestuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, Kelmendi ka thënë se Çakorri është kufiri shpirtëror i rugovasëve. Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka sqaruar se kundërshtimi i tij për demarkacionin nuk është i njëjtë si ai i opozitës. Kelmendi i ka kritikuar pozitën dhe opozitën për këtë çështje. Sipas tij, Qeveria nuk e ka informuar sa duhet opinionin për këtë marrëveshje, ndërsa opozita e ka politizuar këtë çështje. Kelmendi ka treguar se ka bërë ftesë publike për liderët institucionalë dhe politikë që më 29 gusht të mbahet një takim kokë më kokë, në vilën e “Elkosit” në Rugovë, pa ndërmjetësim ndërkombëtar për çështjen e demarkacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …