Administrata Tatimore e Kosovës ka falur rreth 105 milionë euro borxhe ndaj tatimpaguesve, në disa kategori prej 3 shtatorit 2015, kur dhe ka hyrë në fuçi Ligji për Faljen e Borxheve Publike. Vetëm gjatë këtij, bphet e ditur në medie, se ATK-ja ka pranuar rreth 6 mijë kërkesa për përfshirjen në programin e faljes së borxheve. Ndërsa, për borxhet deri në 100 euro që janë falur në mënyrë automatike, janë mbi 2.1000 tatimpagues që janë përfshirë nga kjo falje. Këtë e bënë të ditur, Hamdi Hoxha, ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit të përgjithshëm për Funksione të Veçanta, i cili ka treguar për mediet se deri më tani ATK-ja, i ka pranuar 8 mijë kërkesa për përfshirjen në programin e faljes së borxheve. Bizneseve që kanë ushtruar veprimtarinë nga viti 2000-2008, në Kosovës dhe që janë shtetas të huaj do të iu falen borxhet me automatizëm.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …