Thaçi

Thaçi thotë se Mali i zi nuk është shtet grabitçar, por është shtet mik i Kosovës

Kryetari, Hashim Thaçi në një intervistë iu ka bërë thirrje edhe një herë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Nëse kjo nuk ndodh,  sipas tij, do të vihet në pikëpyetje kredibiliteti i shtetit të Kosovës, por edhe marrëdhëniet me Amerikën. Është absurde se si opozita me ambicien e saj për pushtet është përpjekur në këta muaj, ta nxjerrë Malin e Zi në sytë e opinionit publik të Kosovës, si të ishte një shtet dashakeq e grabitqar, ka thënë ai për Lajmi net. Mund të thuhet me gojë të plotë se Mali i Zi është një shtet mik yni, sepse e ka mbështetur shtetin tonë në çdo hap apo proces ndërkombëtarm pavarësisht kostove të brendshme e të jashtme. Mali i Zi na ka njohur dhe na ka  mbështetur ndër të parët në rajon pavarësisht se një  e treta e popullsisë së këtij shteti i përket etnisë serbe dhe dirigjohet nga Beogradi”, ka thënë Thaçi, i cili duket se ka pasur dhe ka për qëllim ta shpërblejë këtë shtet sllav me dhurimin  e më shumë se 8.000 hektarë tokë,  për qëndrimin parimor që paska mbajtur ndaj Kosovës.

Si historian që është, Hashim Thaçi e di fare mirë se Mali i Zi mban nën okupim më shumë se 30 për qind të territoreve shqiptare, tashmë edhe prej Çakorrit, e më parë prej Plavës e Gucisë deri në Anamal, Tivar e në Ulqin. Ky shtet  gjatë luftës në Kosovë ka qenë i bombarduar nga NATO-ja për shkak se ishte  në aleancë me Serbinë e Milosheviqit kundër luftës së UÇK-së në Kosovë. Malazezët kanë marrë pjesë edhe në krimet kundër shqiptarëve së bashku me serbët. Kjo dashuri e panatyrshme e Thaçit me Malin e Zi, nuk duket se ka të bëjë vetëm me një qëndrim diplomatik.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …