Mediet në Serbi bëjnë të ditur se ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, në një takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, ka deklaruar se Serbia këmbëngul që misioni i OKB-së të mbetet edhe më tej në Kosovë, edhe pse ky mision është reduktuar vetëm në veri të vendit tonë. “Serbia këmbëngul se misioni i OKB-së të mbetet mandati i pandryshuar dhe me përbërje të pandryshuar, sepse ne besojmë se ky mision vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në Kosovë”, ka thënë Daçiq, i cili pretendon se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ende është dokument valid për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …