Vetëvendosje

Vetëvendosja përshëndet vendimin e Prokurorisë për hetime ndaj Adem Grabovcit por kërkon edhe më shumë

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, bashkë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një konferencë për gazetarë, kanë përshëndetur Prokurorinë për nisjen e hetimeve ndaj Adem Grabovcit, lidhur me aferat Pronto 2. Megjithatë Lëvizja Vetëvendosje e sheh si të paplotësuar paralajmërimin e Prokurorisë, pa u nisur hetimet edhe ndaj kryetarit të shtetit dhe atij të PDK-së, Hashim Thaçit e Kadri Veseli. “Çdo hetim që ka nisur e vazhdon për rastin e Grabovcit, pa u hetuar edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli është hetim i mangët dhe si i tillë shkon në dëm të qytetarëve”, ka thënë Ymeri.

Shpend Ahmeti ka numëruar me rend të gjitha institucionet dhe sektorët ku qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë problem të mëdha, dhe të gjitha këto vijnë si pasojë e emërimeve pa kritere e pa përvojë të personave të zgjedhur nga PDK në borde e udhëheqje të shumë institucioneve. “Papunësia, varfëria, shërbimet në QKUK, në arsim, policia, gjyqësia, nuk janë rezultat i një fati të keq që na ka kapluar, por është pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminal…Pra nëse emërohen persona në borde e udhëheqje të kompanive atëherë s’ka se si të ketë sukses vendi”, tha Ahmeti. Është e qartë se Adem Grabovci nuk ka punuar vetëm e as nuk ka punuar që ta mbajë vetëm vetveten në pushtet, por ai është kujdesur për ta mbajtur këtë grup kriminal në pushtet, andaj hetimet nuk duhet të ndalen vetëm tek këta persona, ka thënë Shpend Ahmeti. I ftojmë qytetarët që ta mbajnë presionin lartë, të jenë aktivë dhe të ngrinin zërin e tyre. Të dalin në protesta dhe të mos mjaftohen  me këtë vendim për nisje të hetimeve”, ka thënë Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …