Ushtarët e UÇK-së

Në shtator dihet nëse do të formohet komision i ri për rishqyrtimin e listave të veteranëve të UÇK-së

Gjatë muajit shtator të këtij viti  do të vendoset nëse do të formohet komision i ri për rishqyrtimin e listave të veteranëve të UÇK-së, të ulen përfitimet e atyre që janë pjesë e listave aktuale apo të vendosen kritere shtesë si për shembull: gjendja sociale, mosha, etj. Ky lajm sipas Kosovapressit është bërë i ditur brenda Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ministri,  Arban Abrashi, ka deklaruar se  po bëhen  konsultime të brendshme. Rishikimi i listave të veteranëve dhe kategorive tjera të dala nga lufta është kërkuar edhe nga disa përfaqësues të organizatave me arsyetimin se listat janë keqpërdorë. Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, ka thënë se Komisioni që i ka hartuar këto lista nuk e ka kryer punën sikut duhet. Edhe sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se listat e veteranëve të nxjerra nga Komisioni qeveritar janë të fryra. Sa i përket verifikimit mund ta bëjnë, por më shumë është çështje e organeve të drejtësisë që të merren me to, sepse aty-këtu ka edhe shkelje ligji ose manipulimi të atij procesi”, ka thënë mes tjerash, Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …