Shumë qytetarë të Pejës, Dukagjinit e më gjerë, sot në Sheshin e Qytetit në Pejë kanë protestuar kundër ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi. Para të pranishmëve kanë folur kryetarët fshatrave të asaj ane, ndërkohë që kanë paraqitur ankimet e tyre të drejta. Protesta gjithë popullore ka filluar në orën 12:00 dhe organizatorët kanë kritikuar Qeverinë si dhe Komisionin Shtetëror të Demarkacionit. Qytetarët kanë bartur pankarta në duar duke kërkuar që Demarkacioni dhe marrëveshja e re me Malin e Zi për kufirin të mos miratohet më 1 shtator, në Kuvendin e Kosovës. Ata kanë kërkuar që sërish të fillojë procesi i Demarkacionit dhe të jetë tërësisht transparent. Në Protestë kanë marrë pjesë edhe deputetë, ekspertë të demarkacionit dhe intelektualë të njohur. Protesta ka kaluar e qetë dhe pa incidente.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …