Portali “Telegraf” me qëllim të keq, tendencioz dhe kundër shtetit të Kosovës në lajmin: “Detajet e MPB-së për ushtarët e ISIS-it nga Maqedonia të arrestuar në Turqi”, ka afishuar logon e ISIS-it në hartën e Kosovës. Një logo e tillë nuk ekziston, ndërsa afishimi ka për qëllim të krijojë bindjen te personat e pa informuar se harta e Kosovës është logoja zyrtare e ISIS-it. Kjo fomë e çoroditjes së lajmit duhet të ndiqet dhe të dënohet penalisht, sepse manipulimi me hartën e Republikës së Kosovës, në këtë rast paraqet sulm kundër Shtetit, duke e identifikuar atë si territor të ISIS-it. Lajmin e ka afishuar gazetari që quhet, Venhar Ramadani.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …