Katja Drechsler: Anders Breiviku ka vrarë 77 veta në Norvegji, askush nuk e ka quajtur terrorist i krishterë

Katja Drechsler: Anders Breiviku ka vrarë 77 veta në Norvegji, askush nuk e ka quajtur terrorist i krishterë

Studiesja e religjionit dhe islamit nga Universiteti i Hamburgut, Katja Drechsler në një intervistë për Radio-Evropa e Lirë ka deklarura se  “më shumë se 15 vjet jetojmë në një botë në të cilën nuk është e lehtë të jesh mysliman. Por, për shkak të kërcënimeve nga Shteti Islamik dhe gjithçka që ai përfaqëson, nuk është e lehtë as të mbrohet Islami. Ne kemi problem me interpretimin fundamentalist të Islamit, por Islami nuk është vetëm kaq. Problemi është me vënien e theksit vazhdimisht mbi disa pjesë të Kuranit që flasin për dhunë, e gjëra të tilla ka në të gjithë librat e shenjtë, të të gjitha feve të botës, por nuk i përmend askush. Është po ashtu me rëndësi interpretimi i Kuranit, ajo çfarë është e shkruar të vihet në kontekstin historik dhe të mos interpretohet nga perspektiva e sotme. Mediat janë në veçanti përgjegjëse për nxitjen e anti-islamizmit dhe gjërave tjera. Merreni shembullin e Anders Breivikut, i cili ka kryer krim në Norvegji, duke vrarë 77 veta. Ai shumë qartë është thirrur në traditën e krishterë, por askush në media nuk e ka quajtur terrorist i krishterë. Anti-islamizmi ekziston dhe mediat e nxisin. Natyrisht se ka edhe disa arsye politike për këtë, por është krejtësisht e gabuar të përfshihen të gjithë myslimanët”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …