RKL: Dikur sallahanat e Fishtës, sot shakllabanat e partive
Foto e komentuar

RKL: Dikur sallahanat e Fishtës, sot shakllabanat e partive

Shikoni si janë kapardisur “Sallahanat e Shakllabanat!.

Shikoni si parakalojnë mujsharët e barkfryrët, shikoni si parakalojnë fitimtarë nëpër rrugët e Dibrës, të gjithë buzëqeshur dhe të sigurt në fitore. Dy na ata me dy gishta përpjetë, njëri me tre gishta përpjetë,  (dikur zyrtar dhe përkthyes i UNMIK-ut në Kosovë, “hulumtues” i krimeve të shqiptarëve kundër serbëve!?),  tjetri dorën në xhep, syeziu, me  telefonin në dorë, ashtu sikur e mbante gjithnjë kyçur në dialog me djalin e kryemujasharit në ditët e zeza të Gërdecit, një tjetër marshon me hap ushtarak, si në ditët kur partia shënonte fitore pas fitoreve. Të gjithë të gjatë e të dhjamosur, të buzëqeshur e të entuziasmuar,  thuese e kanë çliruar botën.

Ja reklama e nevrikosur  e mashtrimit të popullit.

Si do të duken këta mujsharë, nëse nuk i fitojnë zgjedhjet?.

Sigurisht se do të shohim një fotografi tjetër…

E çka bëjnë këta mujsharë, po nuk i fituan zgjedhjet?

Nuk hanë jo, fiq e kastraveca, sepse për të tillët iku ajo kohë. Ata hanë paranë e popullit të mjerë, sepse secili nga këta ka milionë lekë pasuri të grumbullur për bijtë e bijat për nipat e stërnipat.

Shikoni, si janë kapardisur mujsharët!

Lexoni, si i ka përshkruar dhe si i ka demaskuar i madhi dhe i pavdekshmi, Gjergj Fishta

 

Lexoni me kujdes!

lexoni rresht për rresht!

Lexoni me zë:

 

Gjergj Fishta

Ju rrugaça sallahana,

vagabonda shakllabana,

rricna t`ndyet, mikrobe të kqi

që të mjerës moj Shqipni

kthelltë hi i keni në mushkni

pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbe mbi dhè,

der kur ju, tu tallë për ne,

do t`na qelbi fis e atdhè?

Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,

se tash ma jemi tue u njoftë,

se kush jini e shka jini

se kah shkoni e se kah vini

plang e shpi se kah i kini,

e sa pare u ban gjaku:

se për ju, po, duhet laku,

për me u vjerrë o kund m`do i shpat!

Deri dje, pa kmishë mbi shtat,

me `i gjysmë setre t`pa astar,

lshuemum krahve kalavar

e me `i komçë t`njtitme nën grykë:

pantallonat me “gjyslykë”

kto edhe lidhun me nji spagë:

shtatit rreshke e ba saragë,

t`tanë gordec e berbalec

pa ndo `i msim, pa ndonji dije,

me `i fillore a nji iptadije,

erz e shpirt qitun nën themër:

turq a sllave a grek me zemër,

falun barkut veç Shqipnisë,

si ajo marrja e t`gjith njerzisë…

tuj u shite ju për gjithë treg,

sod na mbahi “Skandërbeg”,

e ngërdhucë, goditë, limue,

rrue, qethë, pipirique,

tash n`”smoking”, tash në “bon-jour”

ju, qi dje s`kishit as ushkuer

me lidhë brekët me nder me thanë

m`sahan t`huej gjithmonë me ngranë,

rrugën krejt na e keni zanë,

ke na shkoni pash e m`pash,

edhe besa me “gulash”

me “afishe” e me “sultjash”,

me “kjumshtuer” e me “ashurè”,

“kosha gjelash” si kubure,

“tarator”, “pilaf me kos”,

“mish me qepe” e “majdanos”

“shish qebap”, “brizholla viçi”,

“kunguj t`mbushum”, “kuzuici”,

“kabuni”- e “mualebi”.

Barku sod ju rri ju kodër,

kargatisë e bamun lodër:

der sa ata burrat e dheut,

qi për jetë e nderë t`Atdheut

kane ra n`luftë si shqipe t`leta,

kanë shkri gja e shpija t`veta,

kanë tuj dekë rrugave unit,

me iu dhimbë gurit e drunit.

 

Përse, po, kta matrahulla,

kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula,

n`vend qi ju me u vu n`konop,

a se brinjt m`jau zbru me shkop,

a, mos tjetër, me u ngushtue

me xjerrë zhuri kund m`ndo `i prrue

për me shtrue ndo `i rrugë të shtetit

a me dlirë ndo `i skelë detit,

lavjerre buzësh, harru si viça

kqyrin m`ju si t`ishi ogiça,

për me u pri udhës s`qytetnisë

e me i sjellë t`marën Shqipnisë.

 

Ani kush, pra, me i pri kombit:

ju, do pyka bijtë prej llomit

qi “shqiptarë” vedit i thoni,

jo pse ju Shqipninë e doni,

jo pse ju ndo `i send kuptoni

shka asht Atdheu e shka asht Liria,

shka asht Vllaznija a Parsija,

Përparimi e Qytetnia,

por veç pse ende der më sot

nji tiran s`po e gjeni dot,

nën kambë t`cillit ju me u shtrue,

se un ma tash ma jam regjë me jue,

e jau njof shpirtin der m`palc,

pleh i ndytë me u bartun n`shalc

e me u qitë jashta Shqipnije.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …