leoni

NISMA

Nisma për Kosovës dënon dhunën e shfrenuar të policisë së Kosovës kundër protestuesve në Mushtisht

Ajo që ndodhi në fshatin Mushtisht të Therandës tregon edhe njëherë se ky pushtet ka humbur çdo komunikim dhe ndjeshmëri me popullin, thuhet në një reagim të Nismës për Kosovën. Në vend që qeveria të angazhohet për fatin e të pagjeturve dhe familjarëve të tyre tiu ipet përgjigja të cilën janë duke e pritur qe 18 vite, ky pushtet përkundrazi po abuzon me ndjenjat e popullit duke ja ngacmuar plagët e freskëta të luftës. Përplasja e policisë me popullin edhe njëherë tregon fytyrën e vërtet të këtij regjimi, tregon se ky regjim është i gatshëm të bëjë çdo gjë vetëm për të qëndruar në pushtet. Sot qytetarët e Mushtishtit patën dy kërkesa shumë të qarta,  të drejta dhe humane. Zbardhja e fatit të të afërmve të tyre të rrëmbyer nga ushtria dhe policia serbe dhe e dyta ata që kanë bërë krime të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar. Përpjekja e këtij pushteti që ti kapërcej dhe ti qesë në harresë vuajtjet e këtij populli dhe të barazoj viktimën dhe xhelatin sikur  kanë filluar disa nga pushtetarët për interes individual do të dështon me turp. Paqja dhe mirëkuptimi vjen kur drejtësia shkon në vend për secilin.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …