Oj Berishë ti kofsh bekue,
Krejt Drenicën e ke shpëtue,
Radio-Kosova e Lirë ka rrezikue,
Krejt popullin e ka njoftue,
Për vend tonë kemi luftue!
Në Berishë asht një flamur,
Nji Muze që s’ harrohet kurrë!
Habibe Çelaj-Ajeti është një plakë fisnike, 90-vjeçare, e lindur në Kizharekë të Drenicës e martuar në fshatin, Pjetërshticë, për Emin Ajet Gashin, tani i ndjerë. Jeton në Ferizaj me bij e bija me nipa e mbesa dhe ka talent të lindur për të thurë vargje.
Këto vargje ia ka drejtuar Radios-Kosova e lirë sikur thotë ajo, “dhuratë për gazetarët dhe reporterët e kohës së luftës”.
Drejtoria e Radios-Kosova e Lirë e falënderon dhe i dëshiron jetë të gjatë sa malet motrës, nënës e gjyshes Bibë, e cila mbështeti luftën tonë çlirimtare e fitimtare. Asaj i kanë vdekur dy vëllezër gjatë kohës së luftës, në mesin e popullatës së zhvendosur, në Grykën e Kizharekës.