U mbajt mbledhja e rregullt e Bordit të Drejtorëve në Mitrovicë

Nën udhëheqjen, e kryetarit të komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, u realizua mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve ku u diskutua për Draft-buxhetin  komunal për vitin 2017 si dhe parashikimet për 2018-2019.

Më këtë rast drejtori i Drejtorisë së Financave, Nysret Maxhera, gjatë shpalosjes së draft dokumentit ka falënderuar kryetarin Bahtiri dhe drejtorët për një bashkëpunim të nivelit të duhur.

Drejtori Maxhera ka falënderuar edhe qytetarët e komunës së Mitrovicës të cilët kanë qenë pjesë e dëgjimeve buxhetore, të mbajtura nga Drejtoria e Financave, dukë bërë të mundur që të kemi një buxhet që përkon me kërkesat dhe interesin  e qytetarëve.

Nga drejtoria për Mirëqenie Sociale, Kulturë, Rini dhe Sport si  dhe nga Drejtoria e Shëndetësisë u tha se janë të vetëdijshëm për buxhetin më të cilin operon Komuna e Mitrovicës, mirëpo  këto drejtori po kanë shumë vështirësi që t’ia dalin mbanë me një buxhet të tillë, kur dihen edhe kërkesat e shumta që adresohen tek drejtoritë në fjalë.

Në vazhdim kryetari Bahtiri, ka kërkuar nga drejtorët e drejtorive komunale që të sillen me nikoqirllëk gjatë menaxhimit, përkatësisht shpenzimit të buxhetit të komunës së Mitrovicës, si dhe të respektojnë më përpikëri ligjet përkatëse dhe të kenë disiplinë financiare, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të realizohen projektet e propozuara nga qytetarët.

Gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe për kërkesën e fshatit Frashër dhe të Bashkësisë Islame, për sigurimin e një lokacioni të ri për varrezat e këtij fshati, pasi që në lokacionin e tanishëm nuk ka vende të mjaftueshme për varreza. Kryetari Bahtiri tha se komuna e Mitrovicës është e gatshme në zgjidhjen e këtij problemi. Ai urdhëroi drejtorinë përkatëse të inicioi procedurat përkatëse duke respektuar ligjin në tërësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …