LDK

LDK-ja kundër thirrjeve publike të Vetëvendosjes për protestën e 1 Shtatorit

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate ka reaguar kundër thirrjeve që po u bëjnë qytetarëve, për pjesëmarrje në protestën e 1 shtatorit, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pastaj zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi dhe Faton Topalli.  Në përpjekje për të nxjerrë sa më shumë njerëz në protestën e 1 shtatorit, Lëvizja Vetëvendosje, ka përgatitur një videospot ku kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, anëtari i VV-së, Sami Kurteshi dhe deputeti i saj, Faton Topalli, i bëjnë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë. “I ftoj të gjithë të varfrit, të papunët, që janë shumicë në Kosovë, për të na u bashkuar në protestën e 1 shtatorit, për të parandaluar humbjen e territorit të Kosovës karshi Malit të Zi thuhet në videospot”. LDK thotë  se protesta e 1 shtatorit është kundër demarkacionit dhe nuk duhet të mbahet. Përveç kësaj ajo e quan të paligjshëm thirrjen e qytetarëve të cilët e përkrahin Vetëvendosjen, por jo LDK-në. (!)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …