Vetëvendosje

Vetëvendosja nuk merr pjesë në takimin e caktuar nga deputeti, Ramiz Kelmendi

Takimin e së mërkurës, të cilin e ka caktuar biznesmeni i njohur i Kosovës dhe deputeti Ramiz Kelmendi, me qëllim për të diskutuar lidhur me demarkacionin,  e kanë konfirmuar pjesëmarrjen tre liderët e partive politike, të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën. Vetëvendosja ka bërë të ditur se nuk do të marrë  pjesë në këtë takim. “Ne nuk e shohim të rëndësishme të marrim pjesë në takime të këtij lloji, pasi që tashmë është krejt e qartë se ky demarkacion me Malin e Zi është gabim. Frashër Krasniqi i Vetëvendosjes ka shtuar me këtë rast se nikoqiri i takimit  Ramiz Kelmendi është një nga njerëzit që i bën më së shumti dëm këtij vendi, sidomos ekonomisë së Kosovës. Ai është importuesi më i madh i produkteve serbe, e rrjedhimisht dëmtuesi më i madh i produkteve vendore. Ky njeri për ne nuk ka legjitimitet, dhe ne nuk mund të kemi besim në një njeri, i cili synim të vetëm ka interesin dhe përfitimin personal, ka thënë Frashër Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …