Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Njerëzit qoftë me fytyra e pa fytyra asnjëherë nuk kanë arritur të më shatnazhojnë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit kombëtar të Nismës për Kosovën, ka shkruar lidhur me “Dosjen e Shefave XXII”. Ai ka thënë se as njerëzit me fytyra e as njerëzit pa fytyra asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk kanë mundur që ta shantazhojnë. “Publikimi i Dosjes së Shefave XXII, në të cilën përmendet emri im më obligon të sqaroj opinionin publik me sa vijon: Biseda private e Adem Grabovcit dhe Naser Shalës ku përmendet emri im nxjerr në shesh joseriozitetin e këtyre personave dhe talljet me të cilat kënaqen njerëzit e nivelit të tyre. Edhe pse shihet qartë që shantazhet ndaj meje janë të thëna në një kontekst talljeje, më mbetet të theksoj një gjë që e dinë fare mirë Adem Grabovci, dhe sidomos eprorët e tij: As njerëzit me fytyra e as njerëzit pa fytyra asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk kanë mundur të më shantazhojnë. Mjerë për ata që kënaqen duke parë ëndrra zgjuar dhe duke i marrë ëndrrat e veta për realitet”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …