KN “Besa” krenaria e Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi dhe drejtori i arsimit, Avdi Morina, kanë pritur sot kampionët e shumëfishtë të Kosovës, në not, KN “Besa”, të cilët i kanë uruar me rastin e triumfit në Kupën e Kosovës në Not, ku klubi mori katër nga pesë kupat e mundshme, duke u shpallur kështu edhe fitues të Kupës së Kosovës.

Kryetari Begaj, fillimisht i ka uruar për suksesin e treguar në vazhdimësi gjatë këtij viti dhe viteve të mëparshme. “Ju na bëni të ndihemi krenarë me juve dhe ju jeni krenaria e Malishevës”, ju ka thënë kryetari Begaj, notarëve të klubit të notit “BESA”.

Trajneri i ekipit, Adrian Telaku, e ka falënderuar kryetarin Begaj dhe Komunën e Malishevës, për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi, si dhe ka treguar edhe për sfidat e klubit, deri në arritjen e suksesit. Sipas tij, me gjithë kohën e shkurtë të ushtrimeve, pasi nuk disponojnë pishinë të mbyllur, klubi ka arritur suksese të jashtëzakonshme, duke dalë fitues në të gjitha garat, sikur edhe në Kupën e Kosovës, ku triumfuan bindshëm.

KN “Besa”, dje në garat e Kupës së Kosovës, ka dalë fitues në kategorinë e juniorëve, kadetëve, pionierëve dhe fillestarëve për meshkuj. Gjatë këtij viti, KN “Besa”, ishte kampion i Kosovës, në kategorinë e juniorëve, pastaj, fitues i garës tradicionale “Esmir Shala”, fitues i garës “Kupa e Bifurkacionit” dhe tani edhe fitues i katër kategorive në garat e Kupës së Kosovës në not, duke bërë klubin më të suksesshëm të notit në vend dhe natyrisht klubin më të suksesshëm nga Malisheva. Po ashtu rezultatet e mira, nuk kanë munguar as në garat tjera në nivel vendi dhe në nivel kombëtar

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …