Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me qëllim të informimit të drejtë dhe me kohë, njofton të gjitha Drejtoritë Komunale për Arsim, personelin arsimor të shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, nxënësit, prindërit dhe komunitetin shkollor, që fillimi i vitit të ri shkollor 2016/2017, shtyhet nga data 1 shtator (e enjte) deri më datë 5 shtator (e hënë). Lidhur me këtë shtyerje zyrtarët e Ministrisë së Arsimit kanë sqaruar se ndodhen në fazën e fundit të realizimit të procedurave ligjore për blerjen dhe sigurimin e teksteve shkollore dhe materialeve tjera mësimore, mirëpo për shkaqe të pamjaftueshmërisë së buxhetit për blerjen e tyre, derisa së fundi është gjetur zgjidhje me Ministrinë e Financave, në bazë të legjislacionit në fuqi, nuk ka mundur të fillojë procedurat e blerjes dhe sigurimit të tyre. Ministria ka falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin të gjitha Drejtoritë Komunale për Arsim, personelin arsimor, nxënësit, prindërit dhe komunitetin shkollor.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …