Në Merdarë u shënua Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur. Me këtë rast është përuruar edhe një përmendore në shenjë nderimi për 1666 të pagjeturit e Kosovës, të cilët janë të zhdukur që nga lufta e vitit 1999 Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, tha se përkujtimi i të pagjeturve nuk ndihmon asgjë për gjetjen e më të dashurve, por u shpreh se kjo ndihmon për t’i treguar botës për këtë problem. Ai tha se adresa për kërkimin e të pagjeturve është kufiri me Serbinë. Tubimi në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur u organizua nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …