RKL: Z. kryetar, cilat janë të arriturat që ka shënuar komuna e Lypjanit prej kohës kur jeni emëruar kryetar?
Shukri Buja: Po sigurisht që kemi bërë ndryshime. Pretendimet e mia gjatë fushatës kanë qenë që të përkrahet nga Qeveria e Kosovës me 5 milionë euro për dy vite, ndërkaq vetëm vitin e parë janë ndarë 12 milion euro për komunën e Lypjanit që është një e arritur e madhe. Kemi arritur të fusim në agjendën e Ministrisë së Transportit rrugën regjionale që arrin deri te Varrezat e Dëshmorëve në Kleçkë që është e gjatë 22 km, dhe kushton 8 milion euro. Është realizuar projekti i shkollës në qytetin e Lypjanit që nuk ka qenë paraparë në fushatë elektorale dhe që kushton 1 milion e 200 mijë euro, janë rregulluar 7 rrugë në brendi të Lypjanit, janë rregulluar rrugët e planifikuara nëpër fshatra si: lidhja e fshatit Kraishtë pastaj ajo e Varigocit territor i luftës dikur pastaj, rruga për Janjevë. Është rregulluar tamponi i rrugës për Krojmir dhe sivjet pretendohet të shtrohet me asfalt. Po ashtu rruga e fshatit Dobrajë që gjatë fushatës ka qenë temë e nxehtë e debateve. Kemi realizuar shumë projekte, por me më rëndësi është tërheqja e investitorëve të jashtëm sikur është ndërtimi i shkollës “ Mehmet Hakif ”, në shumë 15 milion euro. Kemi tërheq donacionet për projekte nga qeveria Norvegjeze për krijimin e Kooperativave Bujqësore dhe për energjinë alternative me të cilën do të rregullojmë edhe ngrohjet në shkolla të mesme që kushton rreth 3 milion euro dhe po pretendojmë të kemi edhe shkollën e mesme Bujqësore. Kemi pretendime dhe jemi në bisedime me qeverinë Norvegjeze. Nëse i shikojmë të arriturat jemi komuna numër një me të hyrat vetanake, kemi arritur që të hyrat vetanake ti kemi 200% , në tatimin në pronë jemi me158%, dhe nga këto sektorë të veçantë sikur është sektori i ndërtimit kemi 598 % realizimin e të hyrave në këtë sektor që është diçka e jashtëzakonshme. Po ashtu kemi të hyra në bashkëpunim me bizneset që janë 1100%, kemi arritur të fusim në kornizë të lejeve të punës të gjitha bizneset e komunës sonë dhe është zhvilluar shumë edhe sektori i ndërtimit. Kemi ndërtime me koncesion, që është shkuar kati i katërt i ndërtesës për rehabilitimine e familjeve të dëshmorëve, janë edhe dy ndërtime me koncesion që vlera e tyre arrin rreth 5 milion euro. Investime në komunën e Lypjanit janë edhe në fushën e industrisë, ku kanë përfunduar tri fabrika të dyerve, e përpunimit të mishit, dhe shpresojmë se do të fillojë edhe ndërtimi i pesë fabrikave të tjera sepse ata kanë marrë pronën komunale dhe janë zotuar për ndërtimin e fabrikave në zonën industriale. Përafërsisht këto janë të arriturat në komunën e Lypjanit gjatë kësaj periudhe kohore.
RKL: Cilat projekte i keni caktuar me prioritet gjatë këtij viti?
Shukri Buja: Po këtë vit do t’i jepet rëndësi kryesisht kanalizimit. Ne kemi arritur që projektin Magure- Vrellë- Medvec edhe pse është projekt i vitit 2007, ne me atë fondacion kemi arritur që t’i përfitojmë 600 mijë euro për fazën e parë, sepse projekti kushton 1 milion e 200 mijë. Vjet kemi arritur të kemi projektin detal i cili ka kushtuar 27 mijë euro. Sivjet pretendojmë edhe realizimin e ndërtimit të dy shkollave një në fshatin Resinovc dhe një në Dobrajë të Vogël, me buxhetin vetanak. Përfundimi i asfaltit në Krojmir, Baincë, Mirenë, Bujan, pastaj kanalizimin në qytetin e Lypjanit. Po ashtu kemi në plan t i rregullojmë edhe rrugët kryesore që do të ndryshojnë pamjen e qytetit, rrugët dytësore në dy lagje, pra janë projekte që do të realizohen me buxhetin vetanak të komunës. Është arritur që të rritet në 112% në krahasim me vitin e kaluar .
RKL: Cilat kanë qenë sfidat me të cilat jeni përballur në punën e deritashme?
Shukri Buja: Po sfida kryesore ka qenë përballja me tri ndërrime në shkollën profesionale “Adem Gllavica”, kjo ka qenë dhe është brengë bukur e madhe për komunën. Sfidat janë të ndryshme. Ne kemi pretendime që bizneset të zhvillojnë veprimtarinë e tyre, por në raport me ligjin me rregullat e punës etj. Sfidë tjetër ka qenë kanalizimi i zonës industriale, sepse operatorët që kanë marrë tokat para se të vija unë kryetar kanë qenë neglizhent. Ne kemi arritur që të rrumbullakësojmë pagesën e shndërrimit të tokës bujqësore dhe pagesat e projekteve .Sfidë tjetër është edhe kanalizimi i qytetit të Lypjanit i cili nuk i plotëson nevojat e qytetarëve. Po shpresoj të realizoj edhe projektin me koncesion për kategoritë e luftës, që do të jetë një lagje shumë e bukur.
RKL: Nga të gjitha këto dhe nga kjo që shihet del se komuna e Juaj ka kaluar një vit mjaft të suksesshëm në shumë segment të zhvillimit.
Shukri Buja: Vërtet është i tillë, edhe pse ka pasur hapësirë të punohet më shumë, mirëpo unë jam përball me një administratë e cila ka qenë e pranishme një kohë koxha të gjatë. Ka qenë një organizim bukur i rëndë për ta qitur në vij çështjen e disiplinës në punë, të rregullit në punë, plotësimin e dokumenteve sipas rregullave, ndryshimin e ligjit fillimisht rregullorja 2007/30, pastaj ligji mbi vetëqeverisjen lokale, i cili na ka shkaktuar shumë probleme, pastaj bartja e kompetencave e në fakt nuk po ndodh kjo. Për shembull Qendra për Punë Sociale, kompetencat e saj janë bartur e fondet e ne ende përballemi me to.
RKL: Cila është porosia e Juaj për qytetarët e komunës së Lypijanit?
Shukri Buja: Zyra ime është e hapur për ta sa herë që përballëm me vështirësi të ndryshme në komunë, sepse unë gjithmonë jam në shërbim të tyre.