Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK –së, vlerëson se situate e krijuar në brezin kufitar me Malin e Zi, ku njoftohet të jenë dislokuar forca të kombinuara të policisë, njësitet e specializuara të kundërterrorizmit dhe ushtrisë së këtij vendi, është krejtësisht e panevojshme dhe e papranueshme. Në këtë kuadër janë jo korrekte edhe deklaratat e Presidentit të Malit të Zi, sepse ato janë në shpërputhje me zhvillimet në terren. Krejt kjo gjendje e re në kufi vie pas kundërshtimit serioz të banorëve të zonave të prekura nga Komisioni Shtetërorë për vijëzimin e kufirit, i cili ka bërë gabime dhe si rezultat Kosova po humbë territor të saj. Ne, si Departament për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, vlerësojmë se përgjithësisht situata e sigurisë mbetet shumë e brishtë në atë zonë dhe valët e sulmeve, drejtuar objekteve shtetërore, pronave private, dhe të ngjashme, ende të pazbuluara prej organeve të hetuesisë, përbëjnë lajm shumë të keq për sigurinë publike dhe nacionale në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …