Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë bërë të ditur se dy liderët e këtyre subjekteve, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj do të mund të mos marrin pjesë në takimin e thirrur nga deputeti i pavarur, Ramiz Kelmendi, nëse do të jetë i ftuar edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Në fakt ky takim është menduar të jetë një takim i kryetarëve të partive politike parlamentare, e jo i përfaqësueseve institucionalë. Për më tepër Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga kreu i PDK-së, dhe pjesëmarrja e tij në një takim të tillë, do të ishte krejt e panevojshme dhe jofunksionale. Sidoqoftë, në rast se nikoqiri i këtij takimi zoti Kelmendi, ka menduar që ky takim të ketë një format tjetër, në një rast të tillë, pjesë e këtij takimi nuk do të jenë as Ramush Haradinaj e as Fatmir Limaj”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …