Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, veprimet e virulente të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes, të cilët arrestuan gjashtë aktivistë të saj, në mesin e tyre edhe zëdhënësin, Frashër Krasniqi, i konsideron si veprime dhe arrestime të montuara politike, njëjtë si në kohën e UDB-së. Ai thotë se ndihmë të madhe në këto veprime, po japin edhe ata që i shërbejnë regjimit aktual, që udhëheq Kosovën. Dardan Molliqaj, akuzoi me emra ata që zbatojnë urdhrat e pushtetit aktual, totalitar. Ai përkujtoi se Shpend Maxhuni, drejtor i Policisë së Kosovës, është djali i Enver Maxhunit që ka qenë njëri nga udbashët kryesorë në Kosovë, në kohën e regjimit okupator jugosllav. Molliqaj shtoi se krejt kësaj po i kontribuon edhe RTK-ja dhe drejtuesit e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …