Mungojnë vaksinat mbi 180 raste të Sëmundjes Gungore të Lëkurës së Lopës  në Komunën e Deçanit

Në komunën e Deçanit, sëmundja Gungore e Lëkurës së Lopës është duke u shpërndarë me ritëm të shpejtë në mungesë të vaksinave ndaj të cilësi i vetmi luftim ka mbetur spërkatja e hapësirave kundër insekteve.

Inspektori z.Jashar Hulaj, njëherit edhe kryetar i komisionit në Shtabin Emergjent të krijuar nga komuna e Deçanit. Thotë se ka të evidentuar mbi 12 mijë krerë  Lopë ndërsa deri me tani  kemi mbi 180 krerë  të prekura nga kjo sëmundje ku 25 prej tyre kanë ngordhë.

Ne si institucion në bashkëpunim më veterinaret çdo ditë jemi në teren për të bërë edhe evidentimin e Lopëve të prekura nga kjo sëmundje, e vetmja ndihmë nga ne është ti këshillojmë fermerët që të bëhet spërkatja e hapësirave kundër insekteve që të mos  afrohen insektet, pas ngordhjes të ua mundësojmë groposjen në bashkëpunim më kompaninë ,,Hixhena’’ dhe të mbajmë evidencë për numrin e tyre.

Gjithçka varet nga AUV (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ) dhe nga Ministria e Bujqësisë që sa më parë të jetë e mundur të ndërmarrin  hapa për sigurimin e vaksinës në të kundërtën druajmë se në komunën e Deçanit do të mbesim pa as një krerë lopë të pa prekur nga kjo sëmundje thotë Hulaj i shqetësuar nga kjo situatë e krijuar e cila si dukët po has në vesh të shurdhër.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …