Vazhdon interesimi i investitorëve të jashtëm për Mitrovicën

Përfaqësues për Evropën juglindore të Kompanisë “Ritecs” nga Italia, janë pritur nga kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, me ç’rast kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit dhe investime në projekte të ndryshme në komunën e Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri i njoftoi përfaqësuesit e kompanisë me kushtet që ofron komuna e Mitrovicës për investitorë  dhe me mundësitë për investime në sektorë të ndryshëm, duke përmend lehtësira të shumta e para së gjithash sigurimin e tokës falas për vendosjen e kompanive.

Në takim u bisedua konkretisht për mundësinë e realizimit të katër projekte me rëndësi të madhe për Mitrovicën. Fjala është ndërtimin e një qumështoreje në rajonin e Shalës së Bajgorës; Projekti për grumbullimin e frutave të malit, ndërtimin e fabrikës për përpunimin dhe paketimin e tyre; Projekti për ndërtimin e ngrohtores së qytetit me shfrytëzim të ujit të ngrohtë që del nga Miniera e Stantërgut dhe Projektin për riciklimin e mbeturinave.

Mysafirët shprehën interesimin e tyre për këto projekte dhe u dakorduan me kryetarin Bahtiri, që pasi që ato të jenë të gatshme, të takohen sërish për të biseduar për mundësinë e realizimit konkret të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …