Familjarë të të arrestuarve nga Policia e Kosovës dje në Prishtinë, sot kanë mbajtur një konferencë për media para ndërtesës së Policisë, ndërkohë që kanë kërkuar nga ata t’ua lirojnë familjarët e tyre pasi armët e gjetura i ka vendosur vetë policia gjatë bastistje dhe jo të arrestuarit. Prindërit e dy të arrestuarve, Ramiz Arifi, babai i Atdhe Arifit dhe Avni Dehari, babai i të arrestuarit Astrit Dehari theksuan se armët e sekuestruara janë armë që i ka vendosur policia. Ndërsa Rilind Haliti, vëllai i Egzon Halitit ka deklaruar se helmetat janë të tij pasi vozit motor dhe ato nuk kanë të bëjnë asgjë me Egzonin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …