Vetëvendosje

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Norvegji përkrahë fuqishëm protestën e 1 shtatorit

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Norvegji përkrahë fuqishëm protestën e 1 shtatorit kundër marrëveshjes së demarkacionit mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj malazeze. Poashtu fton  të gjithë qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët të i bashkohen protestës së 1 shtatorit kundër humbjes e më së paku 8200 hektarë toke të Kosovës. Që këto toka i takojnë Kosovës e kanë dëshmuar edhe ekspertë të gjeografisë, hartografisë, gjeodezisë dhe të drejtës ndërkombëtare në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë.  Por përkundër kësaj, Kosova rezikon të humb pika strategjike ushtarake, si majat e vargmalit të Dukagjinit, burime jetike ujore, dhe trashëgimi natyrore të bjeshkëve të zonës. Këtë, qeveritarët e Kosovës duan ta falin përkundër kundërshtimit masiv të sovranit – të qytetarëve të Kosovës. Një qeveri që nuk i merr parasysh mbi 205.000 nënshkrime, dhe nuk e respekton vullnetin qytetar kundër këtyre marrëveshjeve, është një qeveri anti-demokratike dhe si e tillë duhet të detyrohet të jap dorëheqje.  Qytetarët e Kosovës me peticion dhe protesta kanë treguar që nuk janë të gatshem t’i falin tokë askujt. Por kjo qeveri jo-demokratike ka vendosur ndryshe. E vetmja alternativë për të ndalur këtë qeveri kuislinge është me vazhdimin e protestimit brenda dhe jashtë Kuvendit, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje në Norvegji.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …