O’Connell thotë mos prisni ndërhyje ndërkombëtare në luftimin e korrupsionit, por këtë vetë duhet ta bëni

Çështja e demarkacionit është krejtësisht çështje bilaterale mes Kosovës e Malit të Zi

Ambasadori i Britanisë së Madhe  në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka theksuar se çështja e demarkacionit është krejtësisht çështje bilaterale mes Kosovës e Malit të Zi, për të cilën duhet të vendosin vetë deputetët e Kuvendit se a do ta ratifikojnë apo jo. Por, ai tha se demarkacioni përcakton ku ndodhet kufiri, e jo ku “duhet” të jetë. “Çështja e demarkacionit të kufirit është çështje bilaterale në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Askush nuk i ka kërkuar Kosovës të ndryshojë kufirin e saj me Malin e Zi. Askush nuk e ka detyruar Kosovën të jap tokë. Marrëveshja konfirmon kufijtë aktualë; demarkacioni përcakton ku ndodhet kufiri, jo ku ‘duhet’ të jetë. Por, Kosova është shtet Sovran, i pavarur dhe është e drejtë që Kuvendi i Kosovës të vendosë a duhet ta ratifikojë marrëveshjen. Është përgjegjësi e juaj”, ka thënë O’Connell në një postim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …