Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, edhe njëherë thekson kundërshtimin e saj për variantin aktual të demarkacionit me Malin e Zi. Ne qëndrojmë prapa secilës fjalë, që e kemi thënë dhe më herët në deklaratat tona publike si dhe në Komunikatën e lëshuar me 10 gusht 2016. , OVL të UÇK-së bën thirrje që: Kuvendi i Kosovës të mos ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi dhe ju bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë kundër kësaj marrëveshje të dëmshme. Policia e Malit të Zi, të mos bëjë provokime duke u futur në territorin e Kosovës, përndryshe incidentet që mund të ndodhin, kanë tendencë të rrezikshme për nisjen e konfliktit destabilizues për tërë rajonin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …