Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie një ditë para seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ku do të hidhet për votim marrëveshja e Demarkacionit, ka rikonfirmuar qëndrimin pro ratifikimit të kësaj marrëveshjeje. Ai ka kritikuar partitë që po kërcënojnë me vrasje të kundërshtarëve politikë duke theksuar se e gjithë kjo që po ndodh është luftë për pushtet. Dua të them se marrëveshja për shënimin e kufirit ashtu siç është arritur nga komisioni thotë se kufiri është i njëjti që ka ekzistuar prej vitit 1974, është kufiri që shihet në flamurin e Kosovës dhe se është kufi me një shtet mik. Nëse toka jote është në Pejë, do të mbetët e jotja edhe pas kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Delawie.
