Kuvendi komunal në Skenderaj mbajti mbledhjen e rregullt të muajit gusht, ku këtë mbledhje Kuvendi mori këto vendime:
-
Përkrahu Informatën për procesin e korrje-shirjeve nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural
-
Miratoi Projekt Rregulloren për Tatimin në pronën e paluajtshme të Komunës së Skenderajt për vitin 2017.
-
Miratoi Projekt-Rregulloren për Organizimin e institucioneve edukativo-arsimore në Komunën e Skenderajt.
-
Përkrahu Raportin e Auditorit të përgjithshëm për pasqyrat financiare të Komunës së Skenderajt për vitin 2015.
-
Miratoi Propozim-Vendimin për shpalljen e interesit publik të ngastrës kadastrale të Ndërmarrjes Shoqërore Drejtoria e Pyjeve, për ndërtimin e fabrikës së përpunimit të mishit nga kompania “Weng Fat Poultry” sh.p.k.