Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Lista Serbe me urdhër të Beogradit ka vendosur të bojkotojë seancën e së enjtes për votimin e marrëveshjes së demarkacionit. Kundër demarkacionit ka dalë edhe një parti e koalicionit qeveritar, Partia e Drejtësisë, e cila në Kuvend përfaqësohet nga deputetja Labinotë Demi-Murtezi. Një situatë e tillë krijon paqartësi edhe më të mëdha nëse koalcionin PDK-LDK i ka votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit më Malin e Zi. Që marrëveshja të jetë fuqiplotë duhen votat e dy të tretave të deputetëve, minimum 80 vota. Mirëpo, nëse deputetët e Listës Serbe nuk marrin pjesë në seancë, atëherë dështimi i demarkacionit është i qartë, sepse në asnjë variant nuk mund të bëhen 80 vota. Po ashtu këtij numri mund t i heqën edhe votat kundër demarkacioni të deputetëve: Shpejtim Bulliqi dhe Adem Salihaj i LDK-së, Nait Hasani dhe Raif Qela nga Lëvizja për Bashkim.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …