Në sheshin e Prishtinës që shpien te ndërtesa e Qeverisë dhe e Kuvendit ka filluar të shtohet prania e protestuesve dhe pjesëtarëve të policisë. Protestuesit po mbajnë pankarta me mbishkrime “Fqinjësi të mirë me kufij të mirë”, “Demarkacion Po, koncesione Jo” e mbishkrime të tjera. Nga ana tjetër, policia e Kosovës është duke shtuar praninë e saj. Tani kur po fillon ora e fillimit të protestës, pronarët kanë filluar të mbyllin lokalet e tyre që ndodhen afër vendit ku do të mbahet protesta për ta kundërshtuar nënshkrimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …