Gjatë aksionit “Një pikë gjak, për shpëtimin e një jete” FSK-ja ka dhuruar 500 doza gjak

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar aksioni humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut, me moton: “Një pikë gjak, për shpëtimin e një jete”. Gjatë këtij aksioni pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhuruar 500 doza gjak. Aksioni u zhvillua me miratimin e ministrit Haki Demolli dhe komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe u organizua nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak  dhe Departamenti i Mjekësisë i MFSK-së, dhe u realizua nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut të Kosovës dhe nga Kompania Mjekësisë e FSK-së. Pjesëtarët e FSK-së gjatë dy aksioneve të këtij viti, aksioni të shkurtit dhe atij të gushtit, kanë dhuruar mbi 1240 doza gjak për nevojat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …