leoni

Vazhdojnë investimet në qytetin e Skenderajt

Në vazhdën e investimeve që po bënë Komuna e Skenderajt në projektet infrastrukturore në gjithë territorin e komunës, në përfundim e sipër janë edhe dy rrugë në Lagjen 3 të Skenderajt. Rrugët “Kuvendi i Kaçanikut” dhe “Fazli Jakupi” janë tashmë në fazën e fundit të ndërtimit me kubëza.

Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu dhe Drejtori i Urbanizmit Driton Mulaj, ka monitoruar nga afër punët përfundimtare në këto dy projekte, duke u shprehur shumë i kënaqur me punën që është bërë deri më tani në këto rrugë.

Ai po ashtu u shpreh se me ndërtimin e infrastrukturës bazë në lagjet e Skenderajt, qyteti po merr pamjen e një qyteti modern, kësaj po i kontribuon edhe zgjerimi i rrugës magjistrale që përshkon këtë pjesë të Skenderajt.

Sa i përket investimeve në qytetin e Skenderajt, Komuna e Skenderajt ndërkohë është duke realizuar edhe projekte të tjera të rëndësishme si Rruga Unazore “17 Shkurti” në qendër të qytetit dhe rruga “Kajtaz Rrecaj” që lidhë Llaushën dhe Klinën e Poshtme me qytetin e Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …