Me anë të këtij reagim për opinion, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Valon Berisha shpreh shqetësimin e tij dhe të komunitetit Egjiptian-Ashkali për qasjen nga ana e disa zyrtarëve të lartë të shtetit të Republikës së Kosovës me fjalë përbuzëse dhe ofenduese, sikur janë” “maxhupt” dhe “gabelt” duke shprehur edhe një lloj urrejtje racore përmes përdorimit të këtyre termeve jo njerëzore. Zhgënjimi më i madh është për shkak se kjo qasje vije nga ata zyrtarë përgjegjës të shtetit të cilët kanë për obligim që të respektojnë dhe promovojnë secilin popull ashtu sic është dhe i trajtuar si vlerë e shtetit të Kosovës dhe jo si barrë e vendit. Bazuar nga kjo qasje inferiore kuptohet qartë se institucionet e vendit nuk e kanë vullnetin e plotë dhe të sinqertë në integrimin dhe trajtimin e barabartë të këtij komuniteti dhe gjendja e rënd ekonomike aktuale është rezultat i kësaj qasje. Duke ju kujtuar secilit në Kosovë dhe kudo në botë se komuniteti Egjiptian është kontribues i fuqishëm i shtet ndërtimit të Kosovës në të gjitha proceset i barabartë me popullin Shqipëtar. E konsideroj dhe vlersoj se nuk e meriton një trajtim të tillë nga këta të fundit. Përkundrazi Egjiptianet/Ashkalit do të duhej të kenë një pozicion më të mirë dhe i vlerësuar si pasuri e vendit. Nuk do të duhej që Kosova këtij komuniteti të i jap pozita politike formale vetëm për vlerësim ndërkombëtar ndërsa në anën tjetër të injoroj dhe të bëj veprime përbuzëse mbi bazën racore.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …