Ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Gjeneral Majorit në largim, Luigi Miglietta dhe Gjeneral Majorit në ardhje Giovanni Fungo, u mbajt në Shtabin e Përgjithshëm e KFOR-it, në Kampin “Film City. Gjatë kësaj ceremonie foli Gjeneral Majori në largim, Miglietta, cili tha se siguria dhe stabiliteti i Kosovës është faktor kyç për sigurinë e rajonit. Ai tha se është falënderues ndaj institucioneve të Kosovës të cilat sipas tij treguan obligim dhe përgjegjësi për ta bërë Kosovën një vend të mirë, si dhe kanë demonstruar miqësinë siç tha ai të fortë të KFOR-it. Sipas shefit të deritanishëm të KFOR-it në Kosovë, trendet e zhvillimit në Kosovë, nuk janë të natyrës ushtarake, të paktën jo në tërësinë e tyre. Gjatë numërimit të rezultateve të arritura të KFOR-it ai tha se misioni i KFOR-it është duke u zhvilluar me një ritëm më të shpejtë se në të kaluarën.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …