leoni

EULEX-i

Skënder Jashari: Vazhdon gjykimi politik i EULEX-it, kundër Grupit të Lëvizjes së Lirisë, “Grupi i Dobrosinit”

Gjatë  vitit  2012,  në  fshatin Dobrosin  komuna e  Bujanovict,  sulmohet punkti policor i policisë së  Serbisë, ku  në rastet e   sulmeve  kishte  patur edhe  njësi të xhandarmërisë. Gjatë  vitit 2012  arrestohemi,  me  akuza politike, të porositura-shantazhuara  nga Ivica Daçiq, drejtuar  EULEX-it, që  “ nëse nuk  arrestohen  sulmueit  profesionitë ne ( Serbia) do  tërhiqet nga  dialogu…”. EULEX-i përmes  prokurorit Maurizio Salustro, kinse me infon  e spiunit  të  Serbisë  të  njohur tashmë edhe  nga ne të  dënuarit), fillon procedurën  penale! Gjykim politik, i  dëshmuar dhe i faktuar nga një pjesë  e  mirë  e  neve të   dënuarve( e veçmas nga unë), vazhdimisht  ishte i tillë, madje  edhe  kryetari i trupit gjykues Arkadiusz  Sedek,  me  rastin e  shpalljes së  dënimit më  16.10.2013, decidivisht  shprehet:” dënoheni për shkak të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit  në  Ballkan”. Më 19 prill 2016, Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, në lëndën  PML-241/15, nxjerr  aktgjykim  ku shfajëson  grupin e  Dobrosinit( të Lëvizjes së Lirisë), që të  gjithë pjestarët  e  kësaj  grupe: Skender e Valon Jashari, Gazmend  Lakna, Gazmend Xhemshiri, Enver Musolli, Abdulla Zogaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani. Të dënuar  me  dënim  politik, për   “nxitje të  luftës  guerile  në  Luginë  të Preshevës”, në 16.10.2013 nga Gjykata  Themelore në  Gjilan, me dënime  drakonike. E njejta  vazhdoi në Gjykatën e  Apelit, e  cila  rrëzon  akuzën për  kryerje të aktit terrorist, mirëpo  dënimin për  atë vepër  penale, nuk i hiqet  fare. Nga 01.07.2012,  deri më  31.05.2016,   mbahemi si të  paraburgosur, pastaj të  burgosur politik,  askush: as Gjykata  Supreme,  Gjykata  e Apelit, Dhoma e  Gjyqtarëve të EULEX-it, Prokuroria Speciale  e Republikës së Kosovës, Këshilli Gjyqësor dhe  ai  Prokurorial i Kosovës, QKMRT, KMDLNJ, Avokati i Popullit, Ministria  e  Drejtësisë-Zyra për të Drejtat  e njeriut, Zyra  për të  drejtat  e  njeriut  në EULEX, Zyrtari i EULEX-it për  mbikqyrjen e   burgjeve, etj etj nuk kanë reagu me rastin  e  shkeljeve të  të  drejtave tona( deri edhe  kërcënimet  me  jetë   që  më  janë  bë, sulmet nga njerëz të  caktuar  të  dirigjuar  nga Serbia)! Në  vitin 2014,  në  Qendrën  Korrektuese  në  Dubravë-QKD, por edhe  në  Qendrën  e Paraburgimit në  Gjilan- QPGJ dhe Qendrën  e Paraburgimit në  Lipjan-QPL, për tërë  mediatizimin e   keqpërdorimeve dhe  barbarive kundër  të të  drejtave të  të  burgosurve, vetëm  gazetarët(  e caktuar)  i kanë  publiku- asgjë  më  shumë  asnjë  institucion tjetër s’ka bë!

Më  17.05.2016, më  dorëzohet aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës ( PML-241/15), derisa për  një  muaj  e  ca mbahemi në  statusin  e të “ rrëmbyerit”, pa  asnjë  vendim  gjyqësor, në  shkelje  flagrante të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. Pas presionit të  ushtruar  mbi  EULEX-in,  më  jepet  njoftimi, që  më 30.05.2016, do mbahet  seancë në lidhje  me  caktimin e  masës së sigurimit të prezencës së të  pandehurit! Më 31.05.2016, lirohemi të   gjithë  ne, që  na  kishte  mbetur  dënim ( pra të cilët  kishim  burgim mbi  4 vite  burg).

Nga 31.05.2016 deri më  sot, më  31.08.2016, nuk  është  mbajtur  asnjë  seancë gjyqësore! Ndërsa sot,  mbahet  seancë, ku për  fat  të keq  shihet ende  spektakli politik që është  bë edhe më përpara në këtë  lëndë.

Trupi  gjykues, i përbërë  nga  gjyqtarë vendor, më  në  fund  kalon  në  kompetencë  të tyre! Ndërsa prokurori special, qëndron  ende  prokuror i EULEX-it.

Po ky prokuror special i EULEX-it, vje  nga  vendet  ish  anëtare të  Bashkimit Sovjetik! Që për një  fakt  të  tillë,  kam  kundërshtu  disa  herë gjatë   procedurës  gjyqësore, si  në Gjykatën  Themelore ashtu edhe në Gjykatën  e Apelit- por qëllimisht i  heshtnin!

Prokurori special i EULEX-it, edhe përkundër  faktit që  Gjykata  Supreme  e Republikës së Kosovës,  me  aktgjykimin  PML-241/15, kishte   urdhëru  që  s’mund të   gjykohemi  për  veprat penale për të  cilat   ajo na  shpall  të  pafajshëm, ndësa ende  tenton ti  vazhdoj  me po të  njejtat  pika të  akuzës në këtë  rigjykim. Prokurori special i EULEX, tregon që  ka  motiv të  qartë politik dhe armiqësor, që  del edhe  kundër  aktgjykimit  të  Gjykatës Supreme.

Në ditët  në   vazhdim, do publikoj edhe  materiale të tjera që  inkriminojnë këtë  prokuror special të EULEX-it, si i motivuar politikisht dhe  me  armiqësi të thekësuar!

Për fat të keq,  EULEX-i do duhej të vendoste  drejtësi, këtë  nuk është  duke  e bë!

Brenda tij  lulëzon  mafia,  krimi i organizuar,  korrupsioni, shit-blerja e drejtësisë, dhënija  e informatave Shërbimeve sekrete  Serbe,  gjykime politike-ndikim politik në  gjyqësi, etj etj.

Në EULEX, s’duhet të pranojmë  asnjë  person  nga  vendet tjera, pos  nga SHBA, Britania e  Madhe, Gjermania etj, e  asesi nga  vendet që kanë  qëndrime  jomiqësore a edhe  armiqësore ndaj  shtetësisë së Republikës së Kosovës! Aq më pak, të jenë  nga  vendet  slave, qoftë  të  Ballkanit  apo  të  Europës lindore!

 Skender Jashari, i burgosur politik nga EULEX-i, në Grupin e  Lëvizjes së Lirisë ( të njohur  si Grupi i Dobrosinit)

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …