MMPH ndau pesëdhjetë mijë euro për riparimin e digës në liqenin e Mirushës

Sot në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi mes kësaj ministrie dhe Komunës së Malishevës, përkatësisht mes u.d. i ministrit të MMPH, z.Ferat Shala dhe kryetarit të Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, për investim në rregullimin e digës së liqenit në Mirushë. Shuma e ndarë nga kjo ministri, është pesëdhjetë mijë euro, ndërsa pjesa tjetër e investimit do të mbulohet nga Komuna e Malishevës.

Këtë përkrahje të kësaj ministrie, e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ka njoftuar se sot e kanë nënshkruar këtë marrëveshje me u.d. të ministrit të MMPH, Ferat Shala.

Diga në liqenin në Mirushë, ishte dëmtuar për shkak të dy vërshimeve të mëdha që patën ndodhur në territorin e Komunës së Malishevës, e si pasojë e këtyre vërshimeve, diga kishte pësuar dëmtime të rënda. Riparimi i digës, bëhet me qëllim evitimit të rrezikut të mundshëm të shpërthimit të saj, e që do të kishte pasoja të mëdha për fshatrat poshtë liqenit, si Mirusha, Lumnishta, Turjaka e Bubli.

Komuna e Malishevës, gjatë vërshimeve në janar të këtij viti, kishte pësuar dëme të mëdha, të cilat ishin llogaritur afro një milion euro, por dëmtimi i digës së liqenit, paraqiste rrezik të madh.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …