Lëkundja e parë e koalicionit qeveritar, pas afro dy vjet bashkëpunimi në pushtet

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që të tërheq projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi, nga analistë e politikanë të ndryshëm është cilësuar si lëkundja e parë e koalicionit qeveritar, pas afro dy vjet bashkëpunimi në pushtet. Madje është vlerësuar se vendi duhet të bëhet gati për të ecur në rrugën e zgjedhjeve të parakohshme për të tejkaluar dallimet e krijuara prej muajsh. Opozita dhe analistët politikë në vend ndajnë mendimin se Kosova ka hyrë në krizë të thellë politike dhe shpëtimi, sipas tyre, është përmes një procesi të ri zgjedhor i cili do të prodhonte një qeveri të re. Por, për partitë në pushtet, tërheqja e projektligjit për demarkacion nuk tregon shenja të dobësimit, por të pjekurisë politike të koalicionit qeverisës. Ato thonë se nuk ka asnjë arsye për të ecur në rrugën e zgjedhjeve. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …