Mbyllet përkohësisht tregu i kafshëve në Polac të Skenderajt

Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike duke u bazuar në vendimin e Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës të Republikës së Kosovës dhe situatës së krijuar pas përhapjes në Kosovë të sëmundjes gungore të kafshëve, ka marrë vendim për mbylljen e përkohshme  të tregut të kafshëve në Polac që nga data 5 shtator 2016.

Komuna e Skenderajt e informon publikun e gjerë dhe në veçanti tregtarët e kafshëve dhe fermerët, se tregu i kafshëve do të mbyllet përkohësisht që nga dita e hënë më 5 shtator 2016, për shkak të parandalimit të përhapjes së sëmundjes gungore të kafshëve.

Tregu i kafshëve në Polac do të jetë i mbyllur deri në informimin tjetër për hapjen e tij.

Luten të gjithë personat që merren me tregtimin e kafshëve ta respektojnë këtë  vendim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …