Intervistë me krye shefin e Ndërmarrjes “Ibër Lepenc” të Prishtinës, z. Hajdar Beqa

RKL: Ka kaluar një vit prej kur jeni emëruar në këtë detyrë, na thoni si është gjendja momentale në këtë ndërmarrje?

 Hajdar Beqa: Gjendja momentale në këtë ndërmarrje është e mirë, mund të them shumë e mirë, ne edhe kur kemi ardhur si krye shef në shtatorin e vitit të kaluar pra tash një vit, e kemi gjetur një gjendje relativisht të mirë me angazhimin e të gjitha kapaciteteve, duke falënderuar edhe menaxhmentin edhe punëtorët e Iber Lepencit, sot e kemi një gjendje në të gjitha segmentet më të mirë se sa ka qenë.

RKL: Cilat janë funksionet e ndërmarrjes që ju e drejtoni?

Hajdar Beqa: Ndërmarrja Iber Lepenc, është ndërmarrje shumë funksionale, veprimtarinë kryesore e ka ujin dhe gjenerimin e energjisë elektrike. Siç e dini ne e menaxhojmë hidrocentralin e  Ujmanit dhe liqenin e Ujmanit d.m.th pendën që është më e madhja në Republikën e Kosovës. Nga uji furnizojmë: Kek-un, Kosovën A, Kosovën B, Ferronikelin me ujë industrial, ku për momentin Trepça nuk merr, edhe pse më herët  para lufte ka marrë, por tani me kapacitetet që punon ka ujë të mjaftueshëm industrial. Me ujë të pijes e furnizojmë edhe ujësjellësin në Mitrovicë, që përfshin edhe komunën e Skenderajt edhe komunën e Vushtrrisë, dhe ujësjellësin e Prishtinës për Drenasin d.m.th, ne në tetë komunat ku shtrihet Iber Lepenci kemi edhe sektorin e ujitjes, ku të rehabilituara për ujitje janë diku 9 mijë hektar, ujitja funksionon, edhe këtë vit kemi bashkëpunim të mirë edhe me fermerët, është mbyllur sezona e ujitjes edhe kemi parë, se është kryer një punë e mirë. Veprimtari jona është gjenerimi i energjisë elektrike në termo hidrocentralin Ujman, është termo hidrocentrali me kapacitetet më të mëdha në Kosovë, ai funksionon mirë dhe gjenerojnë me energji elektrike sipas orarit që ia japin atje.

RKL: A i përfshin mjaftueshëm sistemi i ujitjes  tokat bujqësore që i përmendët?

 Hajdar Beqa: Ne sistemin e ujitjes e kemi shtrirë kryesisht në komunën e Vushtrrisë, Mitrovicës, Prishtinës edhe Drenasit këto janë  komunat ku është shtrirë rrjeti i ujitjes së  Iber Lepencit, kërkesat e fermerëve kanë filluar të rriten nga viti në vit, ne kemi pasur edhe një fushatë senzibilizuese me fermerë ku ofrojmë shërbime d.m.th ekipet tona 24 orë gjatë sezonës së ujitjes janë në teren në bashkëpunim me fermerët, dhe  nëse ndodh ndonjë prishje. Nga viti në vit kanë filluar me u rrit kërkesat e fermerëve, por rritja e kërkesave të fermerëve nuk varet nga ne, nga ne varet ofrimi i shërbimit të ujitjes që ne për dallim nga viti 2009 dhe 2010 mund të them për 2011 do të shtohen rreth 3000 hektar në këto komuna që i përmenda më herët që rehabilitohen për sistemin e ujitjes, d.m.th do të jenë diku 20.000 mijë hektar për 2011 të gatshëm për ujë.

Tash sa ujitet varet prej kërkesave të fermerëve të ndryshëm .

 RKL: Të hyrat në këtë ndërmarrje nuk varen nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, cilat janë burimet e financimit?

 Hajdar Beqa: Burimet e financimit janë nga veprimtaria e ndërmarrjes, burimet kryesore të financimit janë nga gjenerimi i energjisë elektrike që bëhet në hidrocentralin e Ujmanit, energji të cilën ne kemi kontratë me kek-un, dhe në bazë të ligjit të energjisë elektrike jemi të obliguar të ja shesim kek-ut, d.m.th ligji e përcakton deri 2015, gjithë gjeneruesit të cilët janë mbi 5 mega wat të rrymës  t”ia shesim kek-ut dhe kek-u d.m.th të  blej nga ata. Të hyrat kryesore janë nga gjenerimi i energjisë elektrike, pastaj pasojnë të hyrat nga uji industrial, nga uji i pijes dhe uji i liqenit, kryesisht ujitja më shumë është barrë në buxhetin e ndërmarrjes, po duke  pasur parasysh  rrethanat nga të cilat ka dalë Kosova, nevojat e fermerëve në veçanti në zonat ku ne operojmë si ndërmarrje publike, ne kemi një çmim shumë më të lirë se sa na del kosto për një hektar me ujitur.

 

R.K.L Sa është çmimi për një hektar ?

 

Hajdar Beqa: Çmimi për një hektar është 100 euro, ku një kosto për një ton na kushton shumë më shumë, për arsye se kemi rastin kur kemi me dy pumpime d.m.th  me sistem pompim që shkon uji me ramje të lirë, p.sh në Vushtrri e kemi ujitjen me rënie të lirë, kurse në Drenas e kemi me dy pumpime, dy pumpime kur shkon shumë vetëm d.m.th energjia elektrike ta mbulon shpenzimin.

 

RKL: E si bëhet mbulueshmëria e shpenzimeve të tjera

 

Hajdar Beqa: Ne kemi pas mbështetje edhe nga aksionari, që na u ka lejuar që ti mbulojmë shpenzimet nga të hyrat e energjisë elektrike dhe nga të hyrat e ujit t”i mbulojmë shpenzimet që ti mbulojë një farë lloj subvencioni për fermerët.

RKL: Po për projektin Lepenci çka do të na thoni?

 

Hajdar Beqa: Sa i përket projektit Lepenc, siç dihet projekti i ndërmarrjes publike Iber Lepenc ka qenë projekt i viteve të 70-ta, që në atë kohë d.m.th me donatorë në bashkëpunim me bankën botërore është realizuar, ka qenë i para parë të realizohet në dy faza: faza e parë ka qenë Ibri, faza e dytë ka qenë Lepenci. Faza e parë u krye në vitet 80-ta, d.m.th 86-të ka qenë në funksion të tërësishëm Ibri d.m.th qeveria është edhe tash funksion, kurse projekti Lepenc ka qenë një projekt i detajizuar i asaj kohe po siç dihet për shkaqe politike pas vitit 80-të ish Jugosllavia atëherë i ka ndal investimet në Kosovë dhe nuk ka pas investime të nivelit të lartë, nivelit të kapitalit në Kosovë edhe ka mbetur projekt i pa realizuar.

Ne me ardhjen time si krye shef e kam ngrit çështjen në Lepenc, projektin e posedon ndërmarrja është projekt i detalizuar, e kemi ngritur këtë çështje kemi biseduar me kryetarët e komunave ku shtrihet Lepeci nga Shtërpca, Ferizai, Lipjani, Shtimja, kemi biseduar me gjithë ato komuna, është projekt shumë me rëndësi sepse bën furnizimin e ujit për industrinë e atij rajoni me ujë industrial me ujë të pijes me ujë të ujitjes dhe është e paraparë një hidrocentral të ndërtohet në atë sistem.

Ne kemi kontaktuar me të gjithë kryetarët, ku kam parë një interes nga të gjithë kryetarët që i përmenda te komunave përkatëse.

Ne kemi biseduar edhe me deputet e rajonit, nga ku shtrihet Lepenci, të njëjtën kohë kemi biseduar edhe me aksionarin me kabinetin e kryeministrit, kemi biseduar për çështjen e Lepencit, unë ditët e para si krye shef e kam krijuar një komision i cili në bashkëpunim me bankën botërore i ka asistuar bankës botërore dhe kanë dal në teren diku 10 ditë që kanë bërë një studim të ri dhe kanë paraqit në ndërmarrje edhe në ministri të ambientit një draft raport të ri duke pas parasysh se rrethanat kanë ndryshuar në terren ka shumë ndërtime, ku ka qenë projekti i vjetër edhe e kanë bërë një studim të ri që a mundet me ndryshuar kahen për me pas funksionalitet javë. Tani unë e kam emëruar një këshilltar që do të jetë asistues dhe koordinues me të gjithë faktorët relevant për ndërtimin e projektit Lepec, dhe mendoj që edhe projekti Lepenc është projekt shumë madhor për vendin tonë, është prioritet i ndërmarrjes, por duhet ta kemi përkrahjen edhe nga institucionet qendrore sepse kemi të bëjmë me tjetërsimin e pronave, kemi të bëjmë më shumë ndryshime në rajon d.m.th mendoj për bashkëpunim të Lepencit, në parim e kemi përkrahjen nga të gjithë faktorët relevant, por ka mbet edhe një herë të bëhet një studim paraprak nga faktorët relevant që të iniciohet si çështje.

Ne e kemi iniciuar paraprakisht dhe besoj që shumë shpejt e kemi edhe raportin final të bankës botërore për projektin Lepenc, atëherë i mbetet aksionarit në këtë rast qeverisë së Republikës së Kosovës. Periudhën kur është paraparë ka qenë një prioritet shumë i madh unë mendoj që prapë është prioritet i madh për ndërmarrjet sepse janë bërë investimet më kapitale që mund të bëhen në vend, që është një vlerë shumë e madhe në bazë të studimeve që janë bërë.

RKL: Zotëri Beqa, jeni deklaruar se do të jeni faktor për projektin “ Kosova e Re” , dhe ndërtimi i fabrikës në Vushtrri, ku furnizimi me ujë do të bëhet nga kjo ndërmarrje, mund të na elaboroni?

 

Hajdar Beqa: Ndërmarrja publike  Ibër Lepenc është shumë faktor për rrjedhat e reja në Kosovë, mund të them  për të gjitha industritë që do të bëhen, do të zhvillohen në Kosovën Qendrore, nuk mundet të ketë një sukses pa pasur një garanci të furnizimit me ujë nga Iber Lepenci, në veçanti kuptohet  nga liqeni i Ujmanit.

Ne edhe për projektin Kosova e re, edhe për projektin e Shkabajt, për fabrikën e ujit që do të ndërtohet në Shkabaj, edhe për  fabrikën e ujit në Vushtrri, edhe për zgjerimin e kapaciteteve të fabrikës në Mitrovicë, jemi faktor, edhe për secilin projekt veç e veç e kemi nga një koordinator i cili është në bashkëpunim me faktorët relevant, këtë rast me investitorët të cilët ju asiston me të dhëna edhe  paraprakisht është kërkuar nga  ne të jepet një pëlqim që ne ta kemi një studim paraprak që mundet me u furnizuar procesi afat gjatë me ujë industrial d.m.th që garantojmë furnizim me ujë, sepse as Kosova e Re, siç shihet janë diku 2 faza njëherë faza e parë do ti nevojitet 380 litra sekondë ujë, edhe faza e dytë 380 litra .

Fabrika Shkabaj është diku 1200 litra ujë në sekondë, fabrika e Vushtrrisë edhe ajo është diku  rreth 600 litra në sekondë, zgjerimi i kapaciteteve në Mitrovicë kërkon 500 litra sekondë më shumë se sa tash d.m.th ajo për momentin i merr 500 litra në sekondë, po me  zgjerimin i merr edhe 500 litra të tjera d.m.th gjithë këto  sasi të ujit duhet të furnizohet prej kanalit kryesor të Iber Lepecit, edhe nga liqeni i Ujmanit, kanal i cili në agjendën tonë si krye shef është  të rindërtohet në tersi, ne kemi filluar këtë vit për dallim  edhe viti i kaluar ka qenë një investim në kanal kryesor këtë vit kanal kryesor i kemi rrit investimet 200%, më shumë se sa kanë qenë vitin e kaluar, ne edhe për vitin 2011 kemi para parë rritje të investimit në kanalin kryesor duke pas parasysh rrethanat dhe kërkesat e reja në tregun e Kosovës, edhe të njëjtën kohë jemi në kontakt me donatorë të mundshëm për me rindërtuar kanalin, se e dimë është kanal që u ndërtuar në vitet e 70-ta, edhe kërkon të bëhet një rindërtim i tij për shkak të vjetërsisë të tij.

R.K.L : Kur jemi këtu tek donacionet e ndryshme apo tek projektet, dihet që banka qendrore dhe komisioni evropian janë shprehur për mbështetje te donacioneve a keni konkurruar  në ndonjë projekt?

 

Hajdar Beqa: Ne si ndërmarrje me bankën botërore, edhe komisionin evropian, bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit, i kemi pasur disa takime edhe i kemi, është  faza e parë e studimit prioriteteve në Kosovë Qendrore në këtë rast në veçanti ku shtrihet Ibri dhe kanali kryesor, edhe jemi në përfundim e sipër në bashkëpunim me ta, që t’i realizojmë projektet tona.

Për vitin 2011, ne kemi konkurruar me bërë oskultimin e pendës në Ujman, i cili është garantuar në bashkëpunim me Bankën Botërore  dhe me Ministrinë e Ambientit, që të kryhet si donacion për ndërmarrje, edhe ne në agjendën tonë e kemi modernizimin e tërësishëm sistemit, studimin e mundësive të ngritjes të kapaciteteve të gjenerimit të energjisë  në Ujman, mundësinë e krijimit të mini hidrocentralit të kanalit kryesorë, për të gjitha këto çka u ceka i kemi angazhuar grupet e eksperteve dhe jemi duke i bërë studimet paraprake.

Siç dihet, ndërmarrja  ndër punët e veta ka pasur operimin edhe mirëmbajtjen e gjithë sistemit, me ardhjen tonë si krye shef kemi një qasje të re, përveç operimit edhe mirëmbajtjes mendoj ta bëj edhe modernizimin e sistemit, digjitalizimin e tij në tërësi, dhe mundësinë e rritjes për gjenerimin e energjisë elektrike.

R.K.L Cili është afati kohor i këtij modernizimit e keni paraparë me plan ?

 

Hajdar Beqa: Ky ka një kosto, është një kosto shumë e madhe, ngase  hidrocentrali i viteve të 70-ta, ka një teknikë tjetër krahasuar tani në vitin 2010. Ne me kapacitetet tona ato çka ne  i mbulojmë me buxhetin  tonë janë afate vjetore, çka mund mbulojmë me buxhetin e të hyrave të ndërmarrjes i kryejmë brenda vitit. Të gjitha të hyrat i parashohim në një njësinë kapitale dhe modernizim, por modernizimi i tërësishëm varet edhe  nga donatorët dhe mendoj që, unë kam menduar që gjatë mandatit tim ti bëj këto ndryshime në ndërrmarrje.

RKL: Sa jeni të kënaqur me inkasimin e shitjes së ujit?

 

Hajdar Beqa: Sa i përket inkasimit të ujit me të përgjithshmen jemi të kënaqur, nuk jemi të kënaqur me ujësjellësin në Mitrovicë, edhe pse atë në një farë forme e arsyetojmë, duke pasur parasysh se diku rreth 40%, nuk funksionon mirë aparati i shtetit në pjesën Veriore të Mitrovicës, komuniteti serb nuk e bën pagesën e ujit që e merr nga ujësjellësi  rajonal në Mitrovicë, edhe ne e kemi pas parasysh këtë nuk kemi bërë presion ndaj ujësjellësit, po jemi në kontakt dhe na është premtuar që mundësia e parë që do të marrin grand nga qeveria do të fillojnë me pagesa. Edhe vitin e kaluar ka pasur një pagesë nga fundi i vitit nga grandet e qeverisë.

Gjendja ekonomike e ujësjellësit varet nga inkasimi, dhe inkasimet mund të them lirisht se janë të dobëta për shkaqe që i dimë edhe ne, në ujësjellësin në Mitrovicë, pra në përgjithësi inkasimi është diku  mbi 90%.

RKL: Faleminderit për kohën që ndatë me ne, ju urojmë suksese të mëtejme në punën që Ju e drejtoni.

 

Hajdar Beqa Ne e falënderojmë Radion Kosovëa e Lirë për punën që e bënë unë si krye shef do ti përgjigjem me kënaqësi ftesës suaj në çdo kohë, edhe një herë ju falënderojmë Juve dhe dëgjuesit e juaj.

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …