leoni

ETNO FEST

ETNO FEST do të mbahet prej 7 deri më 11 Shtator 2016 në Etno-kompleksin e fshatit Kukaj, komuna e Prishtinës

Ky etnokompleks disponon me 4 skena të hapura (skena e madhe, amfiteatri, skena te bunari,skena te oxhaqet,dhe amfiteatri te shtëpia e vjeter) ; 3 skena të mbyllura (etno teatri, oda e shtëpisë së vjetër dhe shtëpiza te terrassa), disponon gjithashtu edhe me nje etno bar, etno restorant dhe nje terrasse te madhe me lozha  ekskluzive dhe hapesira te bukura ndeje dhe relaksi.
Disponon me shume hapesira ekspozuese, të hapura dhe të mbyllura, staza të bukura shetitje dhe kënde të vogla relaksimi, meditimi dhe krijimi.

Për 5 vjet me radhë  ETNO FEST ka promovuar vlera të mirëfillta të arteve dhe dhe kultures tradicionale të të gjitha trevave shqipatre  dhe pretetndon të bëhet në të ardhmen ngjarje  rajonale dhe ndërkombëtare.

 Për këtë edicion kemi pregaditur një program tejet të pasur për pese ditë me radhe.

Risi në këtë edicion  janë dy ngjarje :

1.Kulinaria Ilire apo arti i magjës Ilire që do të prezantohet për pese ditë me radhe në interaksion me publikun nga njohësi i rrallë i këtij domeni, Ahmet Dursun nga Shqipëria i cili punoi mbi 15 vite në këto receta plotësisht të panjohura për publikun tonë dhe më gjërë.

2.Albaniada apo festivali ilojerave she sporteve te vjetra popullore   qê do të mabahet kesaj here në kuadër të etno Fest it nga data 9-10 shtator.

Përndryshe programi do të përfshije 9 akse :

  1. Koncetre dhe Rite ku do të prezentohen 6 etnoansamble nga viset endryshme të trojeve etnike.
  2. Ekspozita dhe instalacione  (tri ekspozita pikturash dhe skulpturash)
  3. Shfaqje teatrore dhe monodrama (5 shfaqje dhe 1 monodramë)
  4. Arti i kulinarisë së vjetër Ilire dhe kuzhinës tradicionale për pesë netë më radhe
  5. Lojëra dhe sporte popullore (Albaniada) për dy ditë me radhë
  6. Filma dokumentar të bazuar në traditë dhe trashëgimi kulturore (7 filma)
  7. Bisedë odash, promovime librash, këngë shahirash , kangë kreshnikësh,
  8. Aktivitete përcjellëse me koktej ushqimesh antike , 5 mbramje të venes,si dhe observimi i yjeve me 6 teleskopë të lidhur me ekran nga klubi i astronomëve të Kosovës.
  9. Mbramje argëtuesa nga ora 22 e deri vone nga këngëtare , Dj dhe grupe të zgjedhura muzikore.

 

I ftojmë të gjithë mediat të jeni prezent në këtë ngjarje që ka për qëllim rikthimin, promovimin dhe pasurimin e vlerave tona  të mirëfillta artistike dhe kulturore me qëllim që t’i bëjmë ballë tendencave degraduese që kanë filluar ta dominojnë këti 20 viteve të fundit.

 

Pasqyra e PROGRAMIT

 

  1. KONCERTE DHE RITE ME ETNOANSAMBLET (6 ETNO ANSAMBLE)

« Ylber mbi kala », Shkodër

« Ardhmeria » nga Gjilani

« Visaret e Krabes » Tiranë

« Shpetimi » nga Medvegja

« Dardanija « nga Tropoja

« Vaçe Zela » Lushnje

 

  1. EKSPOZITAT (3EKSPOZITA)

Piktura nge Eshref Qahili

Skulptura nga skulptorja Arjata Miftari

Piktura dhe skulptura nga Mentor Berisha

 

  1. SHFAQJE TEATRORE (6 SHFAQJE TEATRORE)

Monodrama « OSO KUKA » e Gjergj Fishtës  nga aktori Cun Lajçi

« Të jetosh në Ishull»  nga teatri Dodona

Shafqja « TjetrI »i nga teatri  Talia Kumanovë

« Vdekja ajsidentale e një Aanrkisti »  Teatri i Gjlanit

« Marr guximin » Teatri Kombëtar i Tiranës

« Aritmia »tana produksion dhe TKK

 

  1. ARTI I KULINARISË ILIRE DHE KUZHINËS SË VJETËR  PËR 5 NETË ME RADHE

 

  1. FESTIVALI I LOJERAVE DHE SPORTEVE POPULLORE ALBANIADA 10-11 shtator

 

  1. FILMA DOKUMENTAR (7 filma )

MagJia e magjës ilire nga Ahmet Dursun

Film dokumentar per rapsodet Salih dhe Feriz Krasniqi

Filmi dokumentarë « kange e defa «  nga Fatime Kosumi

4 filma ilma dokumentar nga arkiva  e RTK së

 

 

  1. BISEDE ODASH DHE PROMOVIME LIBRASH KËNGË SHAHIRASH N’ODË

Promovimi i librit Eposi i Kreshnikeve nga të prof Zymber Nezirit

Këngë shahirash në odë

Këngë epike për Mujën dhe Halilin nga  Bajram Baja

Grupi folklorik Podguri

 

  1. AKTIVITETE PËRCJELLËSE

Gastronomi

Pregaditje e ushqimeve të vjëtra dhe  magjes ilire

Koktej me ushqime antike ilire dhe tradicionale shqiptare

Pese mbramje te venës me SIRIUS dhe SEFA WINE

Shiqimi i yjeve për çdo natë në qiellin e Kukaj nga 6 teleskope me Klubin Astronomik të Kosovës

 

  1. MBRËMJE ARGËTUESE DHE ETNO NDEJA ME

Egzona Ademi,

DJ « Robert Balaj »

Jehona Lumi duo

Grupi muzikor « melodia e vjetër »

DJ » Oda Haliti »

 

 

PROGRAMI SIPAS DITËVE

 

Programi i Etno Festit 2016

 

Dita e parë – 7 shtator 2016

18 e 30 deri 19 e 30 – Skena e madhe

Hapja solemne e Etno Festit

“Na ishte dikur…” ekspozitë personale e pikturave të Eshref Qahilit –  Etno Teatri

“Hyjneshat në Kukaj” ekspozitë e skulpturave të Arijeta Miftarit – Skena Te Bunari

“Frymëmarrje në gardh” ekspozitë e pikturave dhe skulpturave të Mentor Berishës – Galeria e hapur

“Ekspozitë e Etno Eksponateve” nga Xhemë Bunjaku, – Galeria e vogël

19:00 deri 19:30 – Skena e madhe

Etno Ansambli “Ylber mbi kala” nga Vau I Dejës – Shkodër
“Oso Kuka”  pjesë e monodramës  nga Çun Lajçi

19:45 deri  20:45  – Amfiteatri

Muzeu I Kosovws – “Magjia e magjes ilire (Art of Ilirian culinary)” film dokumentar dhe performancë kulinarike nga Ahmet Dursun

 

Aktivitete përcjellëse

Etnorestauranti: “Nata e venës” me Sefa Wine

“Yjet mbi Kukaj” shiqimi i yjeve me 6 teleskopwë nga “Astronomy Club of Kosova”

 

22:00 Etno After Party me Egzona Ademin

 

 

 

 

 

Dita e dytë, e enjte 8 shtator

Ora 18:00 deri 19:00 – Skena e madhe

Koncert me valle dhe rite me etnoansamblet “Ardhmëria” nga Gjakova
dhe “Visaret e Krrabës” nga Tirana

19:30 deri 20:45 – Amfiteatri

Shfaqje teatrore “Të jetosh në ishull”  ne regji te Arbëresha Grabovcit – Teatri Dodona Prishtië

19:00 deri 20:00 – Oda e vjetër

Biseda ode, promovime librash dhe këngë shahirash.  Fim dokumentar për rapsodet Salih dhe Feriz Krasniqin

Etno Grupi “Shpëtimi” nga Medvegja

Aktivitete përcjellëse në Etnorestaurant

Muzeu I Kosovws – “Arti i magjës ilire” performancë gastronomike me ushqime Ilire nga Ahmet Dursun

“Nata e venës” me Sefa Vine

“Yjet mbi Kukaj” shiqimi i yjeve me 6 teleskopë nga “Astronomy Club of Kosova”

22:00 Etno After Party me Dj Robert Bojaj

 

Nata e tretë, e premte 9 shtator 2016

Ora 18:00 deri 19:30 – Skena e madhe

Koncert, valle dhe rite me Etno Grupet “Dardanija“ nga Tropoja

18:-00 deri 19:30 – Oda e burrave:
Promovimi i librit “Eposi i kreshnikëve” të prof. Zymer Nezirit

Këngë epike për Mujën e Halilin e kënduar nga Bajram Baja

19:30 – Skena te Shtëpia e vjetër

Shfaqje teatrore “Vdekja aksidentale e një anarkisti”  ne regji te Erson Zymberit nga Teatri i Gjilanit

 

Aktivitete përcjellëse në Etnorestaurant

Muzeu i Kosovws – “Arti i magjës ilire” performancë gastronomike me ushqime Ilire nga Ahmet Dursun

“Nata e venës” me Sefa Vine

“Yjet mbi Kukaj” shiqimi i yjeve me 6 teleskopë nga “Astronomy Club of Kosova”

22:00 Etno After Party  me Rinor Ukimerin

 

Dita e katërt, 10 shtator 2016

11:00 deri 17:00 – Skena e madhe

Programi i Festivalit të lojërave dhe sporteve popullore “Albaniada”

18:00 deri 18:45 Etno Asambali Opoja – Skena e Madhe

19:45 deri 20:30 – Amfiteatri

Shfaqje teatrore “Marr guximin” monodramë me Mehdi Malkaj nga Teatri Kombëtar i Tiranës

21:00 deri 22:00 – Skena te shtëpia e vjetër

Shfaqje teatrore:  “Aritmia” në regji te Iliriana Arifit nga “Tana Production”  & Teatri Kombëtar i Kosovës,

Aktivitete  përcjellëse

Biseda odash me grupin folklorik “Podguri” nga Istogu

Etno restauranti: “Nata e verës” me Sefa Vine

Muzeu I Kosovws – “Arti i magjës ilire” performancë gastronomike me ushqime Ilire nga Ahmet Dursun

“Kangë e defa“ film dokmentar nga Fatime Kosumi

Filma dokumentarë nga arkiva e RTK-së

“Yjet mbi Kukaj” shiqimi i yjeve me 6 teleskopë nga “Astronomy Club of Kosova”

22:00 Etno After Party me grupin muzikor “Melodia e Vjetër”

 

 

Dita e pestë, 11 shtator 2016

Albaniada

Prej 11:00 deri 17:00

Dita e dytë e Festivalit të lojërave dhe sporteve tradicionale “Albaniada”

18:00 deri 19:00

Etno ansambli “Vaçe Zela” Lushnje

18:00 – 19:00  Ndarja e çmimeve për  festivalin “Albaniada”

18:00 – 19:00 Ndarja e çmimeve për  festivalin “Etno Fest”

Koktej me ushqime antike ilire dhe tradicionale shqiptare

 

22:00 Etno After Party me Dj. Oda Haliti

 

Pjesëmarrja dhe promovimi medial nga  e juaj do ta na nderojë dhe do të jetë një kontribut në ruajtjen e vlerave tona të trashëgimise materiale dhe shpitrërore.

Pranoni të  nderuar zonja dhe zotërinj, përshendetjet dhe konsideratën tonë të sinqertë.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …